Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, gjatë një takimi mbi sigurinë në shkollat amerikane të mbajtur pas masakrës në Florida, ka komentuar aspekte të ndryshme të edukimit, duke nënvizuar që sipas tij, video-lojërat dhe filmat ndikojnë mendimet, idetë dhe sjellje e të rinjve.


Duhet të bëjmë diçka për atë që…shohin dhe si e shohin. Edhe në video-lojërat, dëgjoj që shumë njerëz thonë se niveli i dhunës po kalon ngadalë mendimet e të rinjve…, – për të vazhduar më pas dhe drejtuar gishtin kundër filmave.


Nuk është hera e parë që autoritetet botërore drejtojnë akuzat drejt produksioneve dhe historia na mëson që shpesh dhe me vullnet, mjetet e komunikimit në masë si kinemaja dhe televizioni janë përdorur si koka turku në situata tragjike dhe të vështira.


23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)