Natyrisht, një shkëmbin parimor i territoreve si me magji, është shumë më pozitiv sesa planet e politikës sonë, e cila turravrap qiti zjarr nga goja kundër idesë së Rohrabacherit



Nga Glauk Konjufca

Para pak ditësh u riaktualizua furishëm ideja për shkëmbime territoriale mes Serbisë dhe Kosovës. Kësaj radhe ishte kongresmeni deri sot jo fort i njohur amerikan, Dana Rohrabacher, ai që e çoi pluhurin. Le ta themi troç që në fillim: edhe pse ideja e kongresmenit mbetet krejt pa aktualitet, çështë e vërteta, ajo u servua nga njëri prej mbrojtësve më të mëdhenj dhe parimorë amerikanë të çështjes shqiptare.

Mos të harrojmë që Rohrabacher ishte prej më këmbëngulësve zyrtarë amerikanë për armatosjen e UÇK-së dhe shumë kritik për politikën zyrtare amerikane, e cila u përmbyll disi në formën e kompromisit të turpshëm me Milosheviqin për ardhjen e UNMIK-ut, çarmatosjen e UÇK-së dhe shuarjen e saj përfundimtare. Në një intervistë dhënë agjencisë News Hour dy javë përpara se të fillonte bombardimi i Serbisë, Rohrabacher, duke polemizuar me gazetaren për përgjegjësitë e dështuara të evropiane dhe strategjinë e gabuar amerikane, kishte thënë:

Po të ishin ata seriozë, natyrisht, do ta pranonin që Milosheviqi është ai që po e shtyp popullin e Kosovës, 90 përqind e të cilëve duan të çlirohen nga Serbia, dhe do tua njihnin kosovarëve të drejtën e tyre për vetëvendosje, ashtu siç ua njohën atë sllovenëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Arsyeja pse kishte gjakderdhje më parë ishte fakti se aleatët tanë dhe vetë Shtetet e Bashkuara vetëm bënin sehir dhe thonin që ne ose do të dërgojmë trupa, ose do të rrimë duarkryq. Ne mund ta pranojmë këtë popull si të pavarur dhe tu japim atyre mjetet për ta bërë luftën e tyre. Atyre nuk iu duhen trupat amerikane. Ata dëshirojnë ta bëjnë luftën e tyre për lirinë e vet. (). Ne ndenjëm ulur vetëm me embargo armësh, përderisa serbët bënin çdo lloj masakre, në vend se të mbanim qëndrimin le ta ndihmojmë këtë popull që po lufton për lirinë e vet e tua pranojmë atyre pavarësinë meqë ata janë shumicë e thellë në vendin ku jetojnë. Pas luftës, Rohrabacher loboi për UÇK-në dhe pavarësinë e Kosovës.

Është krejtësisht e qartë që problemi i idesë së kongresmenit amerikan nuk lidhet aspak me përmbajtjen e aktivitetit të tij politik, siç po pretendojnë disa politikanë naivë, sepse prapavija e punës së tij është krejtësisht e pastër dhe parimore, gjë që mund të faktohet me çdo reagim, deklaratë a qëndrim të tij të mëhershëm për Kosovën. Madje, mund të thuhet që Rohrabacher, dora në zemër, me idenë e tij të fundit për shkëmbim territoresh, është munduar që nëpërmjet një propozimi formalisht parimor të ndajë drejtësi, dhe kështu tia heq Serbisë nga kontrolli të paktën territorin i cili banohet me shqiptarë Kosovën Lindore.

Meqë Serbia i kontrollon me strukturat e veta konkrete shtetërore e policore edhe pjesën veroire të Kosovës, edhe Luginën e Preshevës, ideja e Rohrabacherit për shkëmbim territorial mes këtyre dy pjesëve, madje, mund të tingëllojë si dashamirësi ndaj shqiptarëve, me çrast, pas një propozimi parimor fshihet një plan eventual proshqiptar (gjithnjë duke pasur parasysh gjendjen aktuale në terren në këto dy pjesë).

Por në kohën kur Serbia ka kontroll konkret mbi të dyja territoret; në kohën kur e dimë sigurt që Serbia nuk jep dhurata falas; në kohën kur në veri po ndalohet kthimi i shqiptarëve, kurse nga Lugina po ndodh shpërngulja e tyre nën trysninë e përditshme të forcave policore serbe; në kohën kur Serbia po gjen mbështetje ndërkombëtare dhe vendore që ta bëjë një pjesë veriore edhe në lindje të Kosovës nëpërmjet decentralizimit, kurse Lugina ka mbetur e shtypur dhe e harruar ndërkombëtarisht nga Prishtina e Tirana; dhe në kohën kur ne nuk po shohim kurrfarë nisme ndërkombëtare që Serbisë t'i vihen sanksione, kushtëzime konkrete, apo presion politik e ekonomik (pse jo edhe kushtëzim për hyrje në BE), që ta shtyjë atë të përcaktohet mes pjesës veriore a Luginës, atëherë, deklarata e një kongresmeni amerikan, dhe aktualizimi aq i gjerë i idesë së tij, nuk janë gjë tjetër veçse matje e pulsit dhe gatishmëri konkrete vendore dhe ndërkombëtare që Serbisë t'i jepet veriu i Kosovës. Kaq.

Natyrisht, një shkëmbin parimor i territoreve si me magji, është shumë më pozitiv sesa planet e politikës sonë, e cila turravrap qiti zjarr nga goja kundër idesë së Rohrabacherit. Prania e kaluar dhe e tanishme ndërkombëtare në Kosovë po e ndjek strategjinë e forcimit të lidhjeve të territoreve të banuara me serbë brenda Kosovës me Serbinë.

Plani i Ahtisaarit, decentralizimi, ndarja e pjesës veriore, tolerimi i strukturave paralele të gjitha këto janë hapa drejt konsolidimit dhe fuqizimit të kësaj lidhjeje dhe marrëdhënieje. Dhe, pa dyshim që, kësaj më së shumti po i shërbejnë vetë udhëheqësit politikë të Kosovës.

Ata janë kundër idesë së Rohbabacherit jo sepse e duan edhe pjesën veriore (Zot ruana!), edhe Luginën, aq sa u ndjenë të fyer nga oferta minimaliste e kongresmenit. Por pikërisht sepse të dy këto pjesë ata i kanë shitur, i kanë harruar, i kanë nëpërkëmbur, i kanë tradhtuar. Dhe po punojnë jo vetëm që Serbisë ti lihet nën kontrollin e saj kriminal pjesa veriore e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, por që nëpërmjet decentralizimit, pas disa vitesh ti jepet edhe Anamorava.



var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = "";







jQuery.noConflict();





Komente




Shto komentin tend















jQuery(document).ready(function(){
jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500);
return false;
} );
});










Shkruaj nje koment








Emri:






Email: (jo i detyruar)


 





Titulli:







 





























Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh






function JOSC_afterAjaxResponse(action) {
switch(action) {
case 'show':
case 'response_reply':
case 'response_edit':
case 'response_quote':
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown();
return 0;
break;

case 'hide':
case 'response_editpost':
case 'response_posted':
case 'response_approval':
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast");
return 0;
break;
default:
return 0;
}
}
if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")