Mesfushori i te kuqve, Igli Allmuca, eshte futbollist i Tiranes. Nje gje te tille e ka sqaruar dje vete ish lojtari i "demave", i cili eshte nisur qe ne oret e para te mengjesit per t'iu bashkuar skuadres ne fazen pergatitore, qe bardheblute po zhvillojne ne Struge. "Kam firmosur per nje vit me Tiranen dhe shpresoj qe kjo te jete zgjedhja e duhur", kane qene fjalet e Allmuces, te thena dje, perpara nisjes se tij per ne Maqedoni. Allmuca behet futbollisti i pare, qe largohet prej te kuqve, pas perfundimit te Kupes Intertoto.