ATHINE- Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu ka rënë dakord që të tërhiqet dhe të formojë një qeveri të koalicionit të gjerë, që ka shumë mundësi të udhëhiqet nga ministri i tij i financave, Evangelos Venizelos.


Pas votëbesimit, Papandreu, i cili ka drejtuar vendin në krizën e saj më të keqe në historinë e kohëve të fundit, tha se ai do të takojë presidentin grek, Karolos Papulias, për ti kërkuar atij të formojë një qeveri koalicioni.


“Është bërë një marrëveshje,” citon The Guardian burime të mirë informuara. “Papandreu do të propozojë që Venizelos të bëhet kryeminister, ndërsa vetë të tërhiqet.


Qeveria e bashkimit kombëtar, pritet të formohet në ditët e ardhshme, e cila do t’i jepte Athinës hapësirë frymëmarrje për të miratuar një paketë të ndihmës jetike hartuar nga BE-ja dhe FMN-ja javën e kaluar.


“Do të jetë një mandat katër-mujor i qeverisë,” ka thënë Venizelos. “Në shkurt do të zhvillohen zgjedhjet e reja.