Foto ilustruese

Një grua është gjetur e pajetë, e varur në një pemë gjatë mesditës së sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, rreth orës 11:45, në lagjen nr.1.


Më konkretisht pranë vendit të quajtur Belvedere, u gjet e pajetë, Mitrusha L., 65 vjeçe, banuese në Korçë.


Kanë qenë të afërmit ata që kanë gjetur trupin e gruas, ku paraprakisht dyshohet të jetë vetëvarur në një pemë.


Mësohet se gruaja ishte larguar nga banesa pa gjurmë paraditen e sotme, për tu gjetur e vdekur në një zonë të pyllëzuar larg banesës së saj.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.


17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)