TIRANË - Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim, dy koleksionistët e veprave të artit, Gjergj Thimio dhe Arben Spahiu, me akuzën e vjedhjes.
 
Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas të cilës çështja është veçuar dhe hetimet po vazhdojën për të zbuluar se ku ndodhen edhe 78 ikona, që kanë qenë të pajisura me pasaportë nga Thimio, por nuk ndodheshin në koleksionin e tij.

Hetimi erdhi pas arrestimeve nga policia dhe sekuestrimit të një numri të konsiderueshëm ikonash dhe veprash arti, që nga ekspertiza e Prokuorisë konfirmuan dyshimet se ishin të vjedhura në kisha në Shqipëri dhe në Maqedoni. 

Dërgimi i dosjes për gjykim i hap rrugë të parit proces gjyqësor në këto përmasa, përsa i takon vjedhjes së veprave dhe objekteve të kultit dhe artit në Shqipëri.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)