Me se 25 vepra, ikona te punuara me disa nga teknikat me te vjetra te ruajtura deri ne ditet tona, punuar me flori 24 karat, kanavace ngjitur mbi dru, prezantohen ne nje ekspoziten e ikonografit Sajmir Lufta. E titulluar "Teknikat e ikonografise bizantine", kjo ekspozite u cel ne mjediset e Ministrise se Kultures. Ne te u prezantuan vepra ne tekniken Paleologe, Theofanit te Kretes, tekniken e Manuel Panselinos, te Andrey Rublov dhe ate post-Bizantine. Ngjyrat e perdorura jane ngjyra dheu me te verdhe veze, por ne te vihen re dhe tiparet e shkolles se Beratit me Ikonograf Onufrin e madh, te Kostandin Shpatarakut, David Selenices, si dhe vellezerit Zografos. "E kam titulluar kete ekspozite "Teknikat e Ikonografise Bizantine" per te kujtuar jo vetem ikonen, por edhe menyren me profesionale te te berit nje ikone, si dhe per te bere te ditur se Shqiperia ka pasur tradita ikonografike", u shpreh ikonografi Lufta.