Jeton Selimi
Ilion Lika ka firmosur per ruset e Terek Grozhnit, ekipit te rikthyer ne Premier Ligen Ruse, pasi ra nga kategoria vitin e kaluar. Portieri 27-vjecar, ish-portieri i Elbasanit ne kampionatin tone, ka bere edhe debutimin per klubin ne nje miqesore kunder Cornomores te Odeses, duke ndihmuar skuadren e tij per te arritur fitoren 2-0. Detajet e kontrates nuk jane bere ende te ditura.
Kishte disa sezone qe Ilion Lika kerkonte nje aventure jashte shtetit. Ish-portieri nr 1 i Kombetares, pati provuar me pare te kalonte ne radhet e Diarbarkirsporit dhe te Ankaragucuse, por kampionati turk u shnderrua ne nje tabu per te. Lika kerkoi me insistim te largohej nga kampionati shqiptar, kur humbi pozicionin e titullarit ne Kombetare, sepse ne vend te tij u preferua Beqaj, asokohe aktivizohej ne kampionatin grek. Ne merkaton e veres, Lika ishte shume prane ndryshimit te ambientit, por gjithcka perfundoi me nje aventure disamuajshe tek Elbasani, sepse ish-dinamoviti nuk mundi te konkretizonte asgje.
Por, me sa duket, ishte e shkruar qe kontaktet e shumta me skuadrat lindore te konkretizoheshin me firmosjen e kontrates, qe do ta mbaje te lidhur me Terek Grozhnin, skuadren ruse, qe ka milituar me se shumti ne kategorite inferiore, por qe ne vitin 2004 ka mundur te fitoje Kupen e Rusise, trofeun e vetem qe ka ne palmar. Lika pati disa tratativa, sidomos ne Ukraine, por, me sa duket, Terek Grozhni ka qene me bindes per Ilionin, te pakten financiarisht, ndonese detajet e kontrates ende nuk jane bere te ditura.