Në përgjigje të shkrimit të Kujtim Çashkut, botuar ne gazetën Shqiptare më 8 dhjetor 2011



Historia e vërtetë e Mbledhjes së Kinostudios dhe Demonstratës së Heshtur në Tiranë. Çfarë ndodhi në Tiranë në vitin 1990, kur regjimi ishte ende në këmbë


 


Shtysë për të shkruar këtë shkrim, u bë një telefonatë e një mikut tim. Ai më nxiti të shihja një shkrim të Kujtim Çashkut tek Gazeta Shqiptare!


Thashë: si ka mundësi që ky njeri të gënjejë në mënyrë të tillë?! Si ka mundësi, që përshkruan një mbledhje të 1990 në Kinostudio, në të kanë qenë të gjithë punonjësit e saj dhe këtij falsifikatori nuk i përgjigjet njeri?! Si ka mundësi që ky njeri u ngjitet si kulpra të gjithë regjimeve me Dorën e Ngrohtë të Partisë në realizmin socialist, me Bunkerin në realizmin demo(n)kratik, me filmin për vitin 1997 në realizmin butaforik?! Ky arrin të marrë studion e zërit në Kinostudion e ndërtuar dhe e pajisur me aparaturat më moderne investim miliona dollarë ne 1987 duke e kthyer pa asnjë cent në pronë të tij gjoja për të bërë një shkollë filmi, duke mos paguar as energji elektrike dhe as qera, gjoja si nonprofit organization?! E nuk paguan në një kohë që merr nga 4-5 mijë dollarë për një student?! Kulpërimi i fundit i Cashkut është ngjitja Bashës, ashtu siç iu ngjit Nanos e Metës duke anatemuar mikun e tij Berisha. Na del dhe në TV duke na kërkuar se si ky dhe disa te tjerë që kanë qenë pjesë e valles makabre të realizmit socialist duhet të jenë Këshilli i të Urtëve! Ku janë 700 punonjës të Kinostudios që mbyllin gojën?! Ku janë regjisorët, skenaristët, operatorët, që i thonë vetes intelektualë?!


Ndreqjet e së kaluarës personale janë bërë meraku më i madh tek ne, shqiptarët. Kjo vjen ngaqë e kaluara jonë ka qenë aq e shëmtuar, sa tani të gjithë nxitojnë  të zhdukin, të fshehin, të dëshmojnë, të botojnë, të përkujtojnë. Prishin e rindërtojnë muzerat, u venë fshesën arkivave, qërohen dëshmitë e filmuara.


Nga pastrimi kalohet në deformim. Kjo është faza në të cilën jemi. Se kanë vdekur shumë nga ata para të cilëve do të na vinte turp. Por zoti Çashku nuk vuan nga turpi edhe pse ata që ia shohin deformimet që bën, heshtin.


Prirja për të deformuar të kaluarën është kthyer është bërë sot modë dhe ecën. Ku është kurajoja civile intelektuale e këtyre njerëzve-memecë kur pretendojnë se kanë rrëzuar diktaturën dhe sot në gjysmë anarki-liri nuk hapin gojën kur e dinë që e vërteta është ndryshe dhe vjedhja dhe korrupsioni është i hapur?! Si ka mundësi që asnjë nga këta që deformojnë nuk ka kërkuar qoftë dhe njëherë falje ose të thotë që këtë e patëm bërë gabim, ose këtë që patëm bërë ishte turp, por kemi qenë të detyruar nga situata dhe kushtet?! Si ka mundësi që dënojnë komunizmin dhe realizmin socialist, dhe na mbahen më të madh me veprën që kanë krijuar në komunizëm dhe realizmin socialist?!


I gjithë ky kontingjent ka shtrënguar radhët për të mbrojtur veprën e vet. Nëqoftëse atëherë ajo që kanë bërë do tu justifikohej si shkak i diktaturës dhe terrorit komunist, sot kjo që po bëjnë është jo vetëm e turpshme, por edhe vazhdim në një formë tjetër i së keqes që kanë bërë.


Le të kthehemi tek ajo çfarë shkruan Çashku. Në shkrimin e tij Çashku rreket ti servirë publikut ngjarjen e trazuar të Kinostudios, ku disa individë të veçante patën guximin të konfrontohen me autoritetet partiake. Çashku nuk na thotë kush u konfrontua ose i thotë ato ashtu si i interesojnë atij. Çashku jo pa qëllim le jashtë personazhet e kësaj mbledhje Spartak Pajën, Kac Qalliun, Saimir Kumbaron, dhe mua, të nënshkruarin. Ishin këta që i bënë ballë me ashpërsi Piro Lakos, të dërguarit të Komitetit të Partisë. Sigurisht n.q.s këta rebelë, do të kishin karrierë krah Berishës apo Bashës, Kujtim Çashku do ti bënte deri heronj. Interesant është se në mënyrë të njëjtë ka vepruar dhe Kadare në librin Nga dhjetori në dhjetor ku me te vetmin njeri që ka biseduar në shtëpinë e tij për Demonstratën e Heshtur dhe mbledhjen e Kinostudios, isha unë. Por çuditërisht Kadareja i shkruan emrat e tjerë për këtë mbledhje, por harron emrin e atij me të cilin ka biseduar?!.. Si duket unë isha i vlefshëm për dëshmi, por jo për listën e protokollit që ka shpesh në mendje shkrimtari ynë.


Çashku nuk na tregon se para Fotot Çamit ne Kinostudio shkoj Xhelil Gjoni, që tundte intervistën e zbardhur të Ilir Demalisë ke V.O.A dhe thoshte se ky armik ka dale nga radhët tuaja


Çashku na flet dhe për mbledhjen me Foto Çamin, por nuk thotë se përse u bë kjo mbledhje. Shkaku ishte se nga Kinostudio kishin hyrë shumë djem dhe vajza në ambasada dhe Çashku nuk përmend kurrë njërin prej tyre, të nënshkruarin! Të ishte vetëm kjo fshirje, po ia falim, por Çashku nuk përmend atë që është përplasur me zjarr me Foto Çamin. Ky ka qenë Çim Daja, dhe jo Çashku e Co.


Regjisori Kujtim Çashku dhe të gjithë ata intelektualë që rreshtohen në presidiume kur përkujtohen ato ditë të stuhishme e flakën tutje guximin, kurajën, sakrificën, e të rinjve shqiptarë dhe i vodhën dhjetorit ëndrrën e studentëve. Ai dhe shokët e tij e kanë mendjen nga shkon balanca e pushteteve. Mund të marrë studion e zërit, mund të bëjë PR gënjeshtra sa të dojë, por të vërtetën nuk mund ta fshehin njerëz që janë mësuar të jenë vetëm shërbëtorë regjimesh në regjime ish shërbëtorësh. Individë të tillë me karaktere plasteline që tani na luajnë rolin e Krishtit me peshën e kryqit mbi shpinë nuk mund te jenë intelektualë. Këta duhen denoncuar si manipulatorë dhe shërbëtorë pushtetesh.


Dhe Feridi faqe ndërron/ Dje shan e sot lëvdon/ Fryn bulçitë dhe gjëmon/ Se katrani zbardhëllon.


Intelektuali i mirëfilltë nuk përcaktohet nga vitet e shkollës, apo diplomat e blera të demo(n)kracisë as nga librat qe ka lexuar por nga karakteri i tij. Intelektuali i mirëfilltë nuk mund të shndërrohet si sahanlëpirës i pushteteve të radhës por duhet të jetë në rolin e frymëzuesit dhe përpjekjeve për demokraci, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe drejtësi sociale.





Pjesë nga libri Drejt Perëndimit botuar në 1995, ku flitet dhe për mbledhjen e Kinostudios


 


 


-Demonstrata e Heshtur dhe mbledhja me Piro Lakon


Për here te pare Tirana ndjente një dridhje te tille gjate 45 vjetëve. Ne orën 17:40 bulevardi kryesor nuk kishte pasur ndonjëherë një xhiro kaq te dendur, me njerëz qe vinin deri ke Ministria e Bujqësisë dhe ktheheshin mbrapa. Skalioni i pare te rinje kryesisht, ishin grumbulluar para Pallatit te Kultures. Me sy te drejtuar nga Pallati Kultures ata pritnin. Ishte folur se do te fliste një grup intelektualesh, kjo me shume se e vërtete, ishte dëshire e te rinjve. Asnjëherë tiranasit nuk kane vështruar Orën e Madhe me shume se atë dite. Tarracat e Hotel Tiranes, Pallatit te Kulturës, te ministrive te Bankës se Shtetit, e te Muzeumit Kombëtar ishin te mbushura me ushtare te gardës e snajperë. Ne orën 17:50 nuk lëvizte me asnjeri dhe nuk dëgjohej me asnjë zhurme, heshtja kishte mbuluar gjithç