Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur pyetjeve të Ylli Rakipit në lidhje me Klement Balilin, emri i të cilit është lakuar edhe si mbështetës i LSI-së.


Gjithashtu Presidenti Meta u shpreh se Balili nuk ka patur asnjë mbështetje apo përkrahje politike, ndërsa përshëndeti partnerët ndërkombëtarë, që siç tha ai, falë presionit dhe ndihmës së tyre sot Balili është para ligjit.


Qarkullojnë fjalë se Balili ka qenë i lidhur me PD-në, më pas tek partia juaj dhe së fundmi tek partia që jemi tek Rilindja Ju si parti, që keni qenë, jeni akuzuar se keni pasur lidhje me Balilin, si është e vërteta?, e pyeti Rakipi.


President Meta thotë se nuk e njeh, ndonëse mund të ketë rastisur që i ka dhënë dorën dhe i është prezantuar si kushëriri i Riglesit që ishte kandidati  i LSI-së në Bashkinë e Delvinës.


Unë nuk kam pas asnjë lidhje, por nuk mund të them që nuk i kam dhënë dorën. Por mund ta kisha takuar, pasi ai mund të prezantohej si kushëriri i Riglesit që ishte kandidati jonë, por unë nuk kam pas asnjë takim me të. Rigelsi është nipi i tij në mos gaboj. Unë nuk e kuptoj se çfarë lidhje mund të thuhej dhe çfarë mbështetje politike mund të këtë patur. Nuk kam patur një takim të veçantë. Për tu takuar mund të takohem siç takohem me çdo njeri tjetër. Momenti që ky person është vendosur nën një akuzë, unë kam qenë i pari që kam kërkuar mbledhjen e këshillit kombëtar dhe kam kërkuar arrestimin e tij., tha Meta , tha Meta.