Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta ka dhene te premten 14.01 ne mesdite doreheqjen nga posti. Ai u tha gazetareve ne Tirane se kete e bente pasi lenia e imunitetit te deputetit diten e merkure nuk ishte e mjaftueshme.shte shume e rendesishme lenia e detyrave qeveritare per te shkuar ne prokurori si qytetar i lire deklaroi Ilir Meta. Ai paralajmeroi se do te vijoje betejen ligjore dhe penale si qytetar i thjeshte per te zbardhur te verteten.


Ai nuk permendi detyren si kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim por tha se strukturat e kesaj partie qe eshte pjese e koalicionit qeveritar do te mblidhen per te marre vendimet e metejshme.


Diten e marte njeri prej televizioneve kryesore ne Shqiperi publikoi nje video te filmuar fshehtas ku Ilir Meta se bashku ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti bisedonin mbi afera korruptive dhe emerime te simpatizanteve ne administrate. Meta e ka quajtur videon nje motazh per shantazh politik ne prag te fushates. Me heret gjate dites se sotme levizja Mjaft zhvilloi nje proteste ku kerkoi doreheqjen e Metes.


Autor Arben Muka
Redaktor Pandeli Pani