Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar  se bashkëpunimi i mirë është një çelës  suksesi.


Nga Njësia 6  në Tiranë ku morri pjesë në Konventën  Zgjedhore, Meta theksoi se progresi është i sigurtë nëse ka marrëdhënie të mira bashkëpunuese.


Kur bashkëpunohet, kur punohet me prioritetet të qartë e të qëndrueshëm progresi është i sigurt. Kjo filozofi do të vazhdojë të na japë sukses edhe në të ardhmen, është shprehur kryeparlamentari Ilir Meta.


Më tej ai nënvizoi se filozofia e ndjekur nga LSI do të japë sukses edhe në të ardhmen.