Në Shqipëri humbësit reagojnë prore në mënyrë idhnake. Ndërsa Ilir Zela, që garoi përballë Saimir Tahirit për postin e kreut të PS-së së Tiranës, kërkon ti ikë këtij tabiati. Në profilin e tij në facebook ka shkruar diçka, që në rrethanat shqiptare nuk do ish keq të mbahej si një Manifest i Humbësit. Nuk mbahet mend dikush tjetër këtyre anëve që të ketë reaguar në mënyrë kaq të të fisme e kalorësiake pas humbjes në një garë politike.


Falenderoj 153 anëtarët e Asamblesë Socialiste të PS-së së Tiranës, të cilët votuan platformën time! Falenderoj 390 motrat dhe vëllezërit e tjerë, të cilët votuan atë të Saimirit!, thotë ai qysh në fillim plot mirëkuptim edhe për ata që se kanë votuar. E pastaj ka falenderime për emra të veçantë. Falenderoj Edi Ramën, Presidentin Meidani, Profesor Pellumbin, Arben Malajn, dhe Musa Ulqinin, thotë ai, duke e karakterizuar këtë të fundit me fjalët legjenda e të gjitha fitoreve të PS-së në kryeqytet. Falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur publikisht, madhe dhe tre gazetarë për interesin e treguar (Alban Dudushin, Anila Bashën dhe Lorenc Vangjelin). Dhe në fund thotë: Uroj Saimirin për fitoren dhe e ftoj ti bashkojë të dy platformat…. Ju dua të gjithëve, Iliri.Askush nuk ka ide se çka ndodhur realisht brenda PS-së së Tiranës në këtë rast (shqiptarja.com bënte aluzion për një rezultat të kurdisur), por gjesti i Zelës është i bukur. Edhe sikur të jetë i sforcuar.


respublica.al


http://respublica.al/artikuj/2012/3/4/ilir-zela-jep-nje-leksion-per-humbesit-ne-politike