Autori i Lajmit: Redaksia




Mynih — Hesham Shashaa e pa dy herë ekranin e telefonit të tij për të verifikuar numrin. “Është ose dikush që kërkon ndihmë, ose dikush që kërkon të më vrasë”, - thotë ai. Zoti Shashaa, një imam në xhaminë e Darul Quran-it, ndjek rregullat më strikte të islamit, Salafin. “Por njerëzit që kërkojnë kokën e tij janë myslimanë. “Ata e përdorin fenë për qëllimet e tyre personale dhe shpallur luftë ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, por unë dua që njerëzit të ndjekin atë që islami thotë me të vërtetë”, - shton zoti Shashaa, i cili mban mjekër dhe veshjen tradicionale dhe shpreh pa komplekse se dikur kishte admiruar Osama bin Ladenin. Megjithatë, filozofia e tij është krejt e ndryshme. Një numër gjithnjë e më i madh imamësh në Evropë dhe Lindjen e Mesme kanë denoncuar misionet vetëvrasëse dhe veprimet terroriste. Shumë prej këtyre imamëve, megjithatë, e shohin ende Al-Kaedën, talebanët apo Hamasin si lëvizje rezistence legjitime, ndërsa zoti Shashaa deklaron haptazi se ata janë duke dhunuar parimet e islamit. Ai viziton shumë xhami dhe medrese në të gjithë Evropën, por dhe në Lindjen e Mesme dhe Pakistan, ku shfrytëzon rastin për tu thënë myslimanëve që luftojnë kundër trupave amerikane dhe forcave të tjera, se është kundër fesë së tyre. Heshami i dënon rekrutimet e militantëve gjatë predikimeve të tij dhe i paralajmëron besimtarët e tij gjatë Lutjes së Premte që të njoftojnë policinë kur dëgjojnë për plane sulmi terroriste. “Ne nuk mund thjesht të ulemi dhe lejojmë njerëzit e tjerë që të na marrin peng fenë tonë”, - tha ai gjatë një interviste për Nju-Jork Tajmsin. Kërcënimet vijnë me lëvizjen e tij nëpër botë, kështu që zoti Shashaa udhëton me ish-studentët e tij që shërbejnë njëkohësisht dhe si truproja. “Ky njeri është një tradhtar”, - shkruante një postim në një faqe xhihadiste në internet. “Ai duhet më marrë një mësim”, - shkruante një tjetër, i cili kishte postuar fotot e zotit Shashaa duke u takuar me agjentë policie.





Ky lajm është publikuar: 16/05/2010