Demokratët premtojnë rritje të investimeve dhe si rrjedhojë rritje të punësimit në Gramsh. Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit ministri i mbrojtjes Arben Imami i shoqëruar nga deputeti i zonës së Gramshit, Sybi Hida ne takim me banoret e komunes Kodovjat tha se qeveria ka projekte te rendesishme infrastrukturore ne kete zone cka do te perkthehet ne vende te reja pune.


Pas permbushjes se prioritetit te ketij mandati te 2 qe ishte infrastruktura rrugore ne mandatinte 3 demokratet sipas Imamit do ta perqendrojne vemendjen tek bujqesia.

Imami foli dhe per humbjet qe ka patur sektori i bujqesise nga bllokimi i statusit te vendit kandidat, i cili do ta lejonte Shqipërinë që menjëherë të përfshihej në programet mbështetëse të drejtpërdrejta për bujqësinë por dhe ne sektor te tjere si arsimi e shendetesia. Qendrimi bllokues i partise socialiste tha ministri Imami eshte nje rruge kundër interesave të vendit dhe qytetarëve.