Anëtari i komisionit të Ligjeve sqaron se amendamentet e propozuara nga mazhoranca, parashikojnë që të hiqet “mbrojtja nga hetimi penal”, për zyrtarët e lartë ndërsa sipas tij, “mbrojtja ndaj arrestit” do të ruhet
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron se “amendamentet kushtetetuese për heqjen e imunitetit kanë në thelb rrudhjen e tij dhe jo heqjen përfundimtare të imunitetit të zyrtarëve të lartë”.
Në një intervistë për Ora-News, deputeti demokrat, Enkeljed Alibeaj sqaroi se këto amendamente parashikojnë që të hiqet mbrojtja nga hetimi penal për zyratërt e lartë ndërsa sipas tij mbrojtja ndaj arrestit do të ruhet.
“Në thelbin e vet këto amendamente Kushtetuese kanë bërë përzgjedhjen që koranca imunitare në Kushtetutën tonë të rrudhet, pra nuk do të hiqet totalisht. Mbrojtja ndaj hetimit penal të eliminohet nga Kushtetuta shqiptare, për deputetët, ministrat, gjyqtarët e gjykatës së lartë, gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e sistemit të zakonshëm. Të ruhet ajo që është mbrojtja ndaj arrestimit, ndalimit dhe burgimit eventual nuk është një mjet i drejtpërdrejtë i hetimit”- u shpreh ai.
Kjo ndërhyrje, thotë Alibeaj është rruga më e mirë që insititucioni i akuzës të mos stepet në punën e tij për hetimin e zyrtarëve të lartë. Nga ana tjetër palët politike thotë Alibeaj duhet të mbështesin këtë nismë e cila kërkron 84 vota në parlament. “Prokuroria mbi të gjitha, për të mos patur asnjë lloj stepje ligjore jo e jo, por edhe psikologjike në ushtrimin e detyrës së tyre që gjithmonë e kanë nxjerrë si një pengesë ekzistencën e imunitetit. Gëzojnë plotësisht gjyqtarët pavarësi, por ajo çfarë atyre u duhet dhe u mungon sot, është llogaridhënia para ligjit”- tha më tej ai.
Parlamenti ka vendosur datën 6 gusht për votimin në seancë të nismës së mazhorancës për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Në sinkron me insistmin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, kanë qenë edhe përfaqësuesit diplomatikë në vendin tonë. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu kërkoi dje nga Gjirokastra që parlamenti të votojë në datën e caktuar, heqjen e imunitetit.
...