Ne Kuvend ka mberritur prej dy javes kerkesa per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kjo eshte e dyta kerkese qe Prokuroria e Pergjithshme kerkon per nje minister te qeverise se djathte. Imuniteti i Mediut, u kerkua nga organi i akuzes per t'u hetuar mbi tragjedine e shperthimit te fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec. Tragjedi nga e cila humben jeten 26 persona dhe u plagosen qindra te tjere. Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet nuk ka marre ende nje vendim mbi imunitetin e Mediut. Por Kryetarja Jozefina Topalli eshte shprehur se eshte vullneti i mire per t'ju pergjigjur pozitivisht kerkeses se prokurorise. Madje, Kryetarja ka kerkuar rikthimin ne Kuvend te nismes se PD per te kufizuar imunitetin e te gjithe deputeteve.