Prokuroria politike e Ina Rames e ka kuptuar edhe vete dje, se ka gabuar rende me vendimin per te vene ne sekuestro te gjitha llogarite e kompanive te kunatit te ministrit Basha, z. Erjon Isufi dhe asaj te qytetarit Dionis Teqja. Prokuroria e Ina Rames u nxitua t'i vere ne sekuestro jo se nuk e dinte qe Damir Fazllic nuk ka aksione ne keto kompani, por ajo donte te krijonte peshtjellim ne publik se Damiri nuk eshte Damiri, por pas tij eshte kunati i ministrit dhe pas tij eshte ministri Basha. Kjo loje e felliqur e ketyre prokuroreve te mbetur aty, qe nga koha e prokurorise se Rrapi Minos, eshte fare e lehte per t'u kuptuar, dhe tashme po i del boja boterisht.


Dje, prokuroret me doren e tyre dhe me bekimin e Ina Rames, pranuan se i kishin sekuestruar gabimisht keto llogari. Te njejtet prokurore, me pak se nje jave me pare firmosen, pa pare asnje dokument dhe asnje prove, sekuestrimin e te gjitha llogarive te dy kompanive, qe do te thoshte lenien pa rroga te dhjetera punetoreve, lenien pa paguar te detyrimeve kontraktuale ndaj te treteve brenda dhe jashte Shqiperise, lenien pa


paguar te taksave dhe tatimeve. Nese zgjaste me shume kjo sekuestro automatikisht do te conte ne falimentim keto kompani vetem e vetem se njera ishte e kunatit te ministrit dhe tek tjetra kunati i ministrit ishte anetar i bordit drejtues. Por cfare krimi kishin bere kompanite, cfare krimi kishin bere pronaret e tyre, cfare krimi kishin bere administratoret e tyre, cfare krimi kishin bere punetoret e tyre qe ta paguanin kaq shtrenjte deri ne falimentim? Kesaj pyetjeje, pritej t'i jepte pergjigje prokuroria politike e Ina Rames me zbulimet e saj. Por, cfare zbuloi kjo prokurori e kthyer tashme ne gjobevenese ndaj kundershtareve politike? Zbuloi ate qe duhet ta zbulonte para se te vendoste sekuestron qe conte ne falimentim, zbuloi ate qe sic shkruajne edhe vete prokuroret: "Nga shqyrtimi i provave te administruara, nuk rezultojne marredhenie tregtare ndermjet shoqerive "Global Construction sh.a" dhe "Reno Albania shpk" dhe shoqerive te krijuara nga i hetuari Damir Fazllic". Por kjo gje dihej dhe vertetohej lehte brenda nje ore, pa marre vendimin ekstrem te sekuestros qe con ne falimentim te biznesit. Pse keta prokurore nuk hetuan me pare dhe, pasi te grumbullonin prova qe i implikonin keto llogari, te vendosnin sekuestron e tyre? Sepse po te veprohej keshtu, nuk do te behej lajm, nuk do te shkruanin gazetat qe "Bllokohen llogarite e kompanive te kunatit te Ministrit Basha". Por tani qe keta prokurore e pranuan qe i kane bllokuar kot, perse nuk dalin publikisht t'i kerkojne falje per demin moral qe i kane shkaktuar ketyre kompanive, pronareve dhe punetoreve te tyre? Kush do t'ua paguaje demin moral dhe ekonomik qe i shkaktuan keta prokurore


politike? Cfare mesazhi jep Ina Rama me keto veprime qe do t'ia kishte zili edhe prokuroria e Rrapi Minos? Cfare pavaresie kerkon zonja Rama ne nje kohe qe ka aq pavaresi sa te shkele ligjin dhe te marre ne qafe politikisht dy biznese korrekte? Ka aq pavaresi sa te coje ne falimentim per motive politike dy kompani dhe te mos i jape llogari kurrkujt, per shkeljen e ligjit dhe perdorimin e prokurorise, si ta kishte te te atit. Ina Rama, me keto veprime ia ka kaluar edhe Edi Rames, i cili vertet e ka kundershtar politik Berishen dhe te djathten, por deri me sot asnje kompani nuk ka dale te deklaroje se eshte persekutuar nga Kryetari i Bashkise per motive politike.


Nuk eshte rasti i pare i Ina Rames. Tashme cdo shqiptar, por edhe te huajt, po e kuptojne se Berisha dhe e djathta do te hyjne ne zgjedhje me PROKURORINE-OPOZITE. Kjo prokurori, do te mbaje zvarre deri ne zgjedhje ceshtjen "Gerdeci", ceshtjen "Rruga e Kosoves", ceshtjen "Fazllic" e ndonje "Fazllic" tjeter qe do te nxjerrin rruges. Do t'i mbaje zvarre deri ne zgjedhje per t'i perdorur politikisht, ashtu sic u perpoq te zvarrise ceshtjen "Trebicka", ku u bene perpjekjet maksimale per te lene te kuptohet qe ate e vrane dhe nuk u aksidentua. Te gjithe ekspertet shqiptare dhe amerikane si dhe prokuroria e Korces kane dale tashme me deklarate se ishte vdekje aksidentale, ndersa Ina Rama ende nuk shprehet zyrtarisht se e pranon kete version, sepse ate nuk e lene ta beje kete, sepse ajo mesa duket eshte peng i dikujt, pa miratimin e te cilit nuk mund te hape gojen. Gjithsesi, sado te perdoret kjo prokurori politikisht, cdo dite e me pak, kryen ndonje efekt negativ.