Ministri i jashtëm, Lulëzim Basha ishte sot në Indi në inaugurimin e ambasadës shqiptare në Indi. Në takimin me homologun indian, një vend kryesor në bisedime zuri ndjekja me përparësi e mundësive për investime dhe bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve 

INDI - Inaugurohet ambasada shqiptare ne Indi kurse India pritet te hape selinë e vet diplomatike në Tiranë brenda vitit të ardhshëm. Ministri i jashtëm, Lulëzim Basha ishte në këtë vend ku takoi homologun e tij në Indi z. Pranab Mukherjee dhe inauguroi ambasadën tonë aty. Dy zyrtarët vlerësuan të njëjtin qëndrim në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe liberalizimin e vizave mes dy vendeve.

Pala indiane gjithashtu shfaqi interes të veçantë në sektorët energjetikë, minerarë, farmaceutikë, transportin detar etj. Ndjekja me përparësi e mundësive për investime dhe bashkëpunim ekonomik në këto fusha zuri një vend kryesor gjatë bisedimeve.
Duke u ndalur në sulmet terroriste në Mumbai, Ministri Basha shprehu edhe njëherë ngushëllimet dhe ndjenjat e solidaritetit me viktimat dhe qeverinë indiane. Terrorizmi mbetet kërcënim dhe sfidë kapitale për të gjithë komunitetin ndërkombëtar ndaj nevoja për bashkëpunim të ngushtë midis gjithë shteteve dhe qeverive për tu përballur me këtë të keqe nuk ka qenë kurrë më e madhe theksuan bashkëbiseduesit. Pjese bisedimeve ishin dhe zhvillimet në Kosove ku bashkë biseduesit ndanë të njëjtin qëndrim, se forcimi i pavarësisë i shërben forcimit të sigurisë në rajon. Gjatë vizitës së tij në Indi, Ministri Basha ka vendosur edhe lule në varrin e shenjtores se madhe me origjine shqiptare Nënë Tereza.

(O.Zh/ BalkanWeb)