Shqiponja mbetet ende një simbol që ngjall irritim kur zbret në Beograd dhe më së miri këtë e tregon një incident i ndodhur në kryeqytetin serb, që ka për protagonist deputetin e PS, Pjerin Ndreu dhe policinë vendase.


Ndreu gjendej në shoqërinë e dy bashkëpunëtorëve të tij socialistë në një nga sheshet kryesore të Beogradit, kur ata kryqëzojnë gishtat dhe pozojnë për një foto me simbolin e shqiponjës.


Gjesti i tyre ka bërë që të reagojë policia serbe që i ka rrethuar menjëherë dhe ka kërkuar llogari nga deputeti dhe personat që e shoqëronin. Efektivët serbë e kanë quajtur veprimin e tyre, një provokim që nuk lejohet.


Pjerin Ndreu fillimisht ka tentuar të mbrojë veprimin e dy shoqëruesve, por më pas ka kërkuar ndjesë. Video ndërkohë është bërë virale në disa faqe serbe në Facebook.


 





Albanci se hladno sprdaju i snimaju ispred NAE SKUPTINE sa njihovom zastavom dvoglavog orla i prolaze nekanjeno


U INCIDETU UCESTVUJE I LICE SA DIPLOMATSKIM PASOSEM ALBANIJE / USKORO VISE DETALJA / ZASTO SE PRIKRIVA OVAJ PROPALI POKUSAJ IZAZIVANJA INCIDENTA I STA JE POZADINA I PRAVI MOTIV?? KAKO JE MOGUCE DA NIKO NIJE REAGOVAO STO JE VOZILO SA STRANIM TABLICAMA PARKIRANO NA PLATOU ISPRED SKUPSTINE?? ZASTO SE VOZAC SPORNOG AUTOMOBILA POZVAO ODMAH NA DIPLIOMATSKI PASOS??


Gepostet von Nilije am Mittwoch, 1. August 2018



Qytetari i Serbisë: Këta dy persona po shkojnë drejt kishës, po i kryqëzojnë duart duke bërë shqiponjën Ky është një provokim, jo ti, por njerëzit e tu.


Ndreu: Mos u mërzit për këtë, vetëm një foto po bëjnë. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar.


(Afrohet polici)


Ndreu: Ku shkoni i bëni këto mor burrë? No mor burrë no! Si e bëni atë para parlamentit! Më fal, nuk e dija!


E teksa mediat kanë publikuar mbrëmjen e sotme videon që po qarkullon në rrjet, vetë deputeti Ndreu me një postim në Facebook e ka sqaruar ngjarjen duke thënë: Dy miqte te mi kane dale ga makina per të bërë foto para parlamentit të Serbisë dhe kanë bashkuar duart duke berë simbolin e shqiponjes. . Unë personalisht kam qëndruar në makinë dhe nuk kam zbritur fare. Kam parë më pas duke levizur ca gazetarë dhe stafin e sigurisë së parlamentit. Madje, ata më treguan edhe se çfarë ndodhi. Jemi sqaruar aty në moment, pa asnjë incident dhe kemi vazhduar rrugën tonë. Nuk është ndaluar askush, aq me pak une.


3 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)