Edhe 20 viktima të tjera i janë shtuar bilancit të të vdekurve për shkak të helmimit nga alkooli kontrabandë në Indi.


Numri i të vdekurve në provincën Parganas, në jug të Indisë, ka arritur në 167. Alkooli kontrabandë që kanë konsumuar viktimat kishte në përbërje një substancë toksike.


Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, duke e çuar në 12 numrin e personave që duhet të përgjigjen para drejtësisë për tragjedinë.


Sipas agjencive indiane të lajmeve, ende nuk është kapur pronari i distilerisë që ka prodhuar aloklinvrasës, Badsha Khokan.