Mbi 100 persona vdiqën në disa fshatra në Indinë veriore dhe dhjetëra të tjerë kanë shfaqur probleme shëndetësore pas pirjes së pijeve të prodhuara ilegalisht dhe që përmbajnë metanol toksik gjatë një feste tradicionale. Policia arrestoi 8 furnizues të dyshuar dhe pezulloi 35 zyrtarë publikë, duke përfshirë 12 policë.


Policia njoftoi se viktimat ishin nga dy vende të ndryshme në shtetin e Uttar Pradesh, 306 kilometra në lindje nga kryeqyteti Nju Delhi, ndërsa 13 të tjerë vdiqën në shtetin fqinj Uttarakhand.


Vdekjet e shkaktuara nga alkooli i distiluar ilegalisht janë mjaft të zakonshme në Indi, ku kastat më të varfra nuk mund të blejnë pije të ligjshme. Ato të paligjshme kushtojnë pak, por shpesh “korrigjohen” me kimikate, duke përfshirë nganjëherë pesticide, për të rritur gradacionin e tyre.


Ndërkohë më shumë se 10,000 litra  pije të dyshuara janë konfiskuar. Qeveria e Utah Pradesh ka urdhëruar një hetim të gjerë në këtë rast.


Gazeta Shqip