indiPersona të armatosur kanë hapur zjarr në një zonë tregtare në verilindje të Assam në Indi, duke vrarë të paktën 13 persona.


Shefi i policisë së Assam, Mukesh Sahay, i tha BBC se sulmi ndodhi në një treg në Balajan, një zonë jashtë qytetit të Kokrajhar.


“Shumë civilë janë lënduar kur militantët hapën zjarr. Ata hodhën edhe granata”, tha ai. Raportohet se gjatë përleshjes me forcat e sigurisë ka mbetur i vrarë edhe një nga rebelët që hapi zjarr. Ndërkohë, disa shtëpi dhe dyqane janë dëmtuar për shkak të sulmit.


5 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)