Të paktën pesë persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një pallati në qendrën historike të Nju Delhit, Indi. Lajmin e bëjnë të ditur mediat indiane. Sipas grupeve të shpëtimit, të cilët kanë gërmuar gjithë natën në atë çka ka mbetur nga ndërtesa, mund të ketë të tjerë persona të bllokuar nën gërmadha.


Pallati që u shemb ishte një ndërtesë e degraduar trekatëshe, e cila gjendej në afërsi të një xhamie në Jamaa Masjid, një nga zonat turistike të kryeqytetit Indian. Sipas policisë lokale, në ndërtesë banonin 6 familje.