avioniNjë avion ushtarak indian me më shumë se 20 persona në bord është zhdukur në gjirin e Bengalit. Lajmi konfirmohet për BBC nga forcat ajrore të Indisë.


Avioni “Antonov-32” u ngrit në fluturim në orën 8 e 30 me kohën lokale dhe do të shkonte në arkipelagun e Andaman dhe Nicobar. Pritej që ulja të bëhej në orën 11 e 30, por nuk është ulur. Pas kësaj menjëherë kanë nisur kërkimet.


Një zëdhënës i marinës tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se avionët e mbikëqyrjes dhe anijet janë në kërkim të avionit të humbur.


22 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)