Tiranë - Qeveria indiane ofron kurse trajnimi afatshkurtra dhe afatgjata në Indi. Në kuadrin e “Programit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknik (ITEC)”, Qeveria e Republikës së Indisë i akordon palës shqiptare bursa për pjesëmarrje në kurse trajnimi afatshkurtra ose afatgjatë për vitin 2009-2010. Aplikantët e interesuar për këto kurse duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: të jenë punonjës të shërbimit civil, punonjës të sektorit publik ose privat; të kenë përvojë pune më shumë se 5 vjet; të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; të jenë të aftë nga ana shëndetësore për studime; të jenë të moshës 25-45 vjeç. Shpenzimet e udhëtimit, të akomodimit dhe ushqimit mbulohen nga organizatorët e kurseve. Formulari i aplikimit, i cili duhet të plotësohet sipas modelit të dhënë në Uebsite, duhet të dërgohet përmes postës elektronike, në adresë: [email protected] Kërkesat për këtë lloj aplikimi mund t’i adresohen znj. Sunita Naran, sekretare e dytë pranë Ambasadës indiane në Bukuresht. Numri i saj i telefonit është 0040 21 2109330. Dokumentet e tjera të kërkuara për regjistrim si: diploma, rekomandime, fotografi, etj, duhet të dërgohen me postë pranë Ambasadës së Indisë në Bukuresht, Rumani, në adresën e mëposhtme: Embassy of India, 183, Mihai Eminescu street, Sector-2,Bucharest, Rumania, Tel: 00-40-21-2115451/6190236, Fax: 00-40-21-2118715/2110614. Për një informacion më të hollësishëm lidhur me llojin e kurseve që ofrohen, mënyrës së plotësimit të formularit të aplikimit on-line, si dhe të përgatitjes së dokumentacionit nga aplikanti, referojuni adresës së mëposhtme të internetit: http://itec.nic.in.



26 Mars 2009