Paraditen e sotme në Rinas u arrestua nga me urdhër të Interpol Tirana shtetasi indian Hitesh Patel, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash.


59-vjeçari i arrestuar ka lindur në Indi dhe është banues në Nigeri, por Interpol Neë Delhi/ Indi kishte lëshuar një urdhërndalimi.


Patel është kunati i dy vëllezërve indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve. Këta të fundit kanë hapur disa biznese në Shqipëri, ndërsa thuhet se po ndërtojnë edhe në jug të Shqipërisë.


Vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Ata përjgatë viteve 2008-2011 kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë dhe i kanë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore.


Por, një prej tyre, Nitin Sandesara rezulton të jetë edhe konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri, me zyrën e konsullatës së nderit në Abuja. Në listën zyrtare të konsujve të nderit të Republikës së Shqipërisë në botë rezulton i regjistruar edhe emri i tij.


Vëllezërit Sandesara kanë marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, megjithëse India kishte nisur kërkime në të gjithë botën për ti arrestuar. Ata kanë përdorur një klauzolë në pikën 7 të nenit 9 të ligjit, ku parashikohet: Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund ti jepet shtetësia shqiptare me natyralizim, edhe nëqoftëse nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, nëqoftëse Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar.


Pikërisht ky nen i ka dhënë mundësi dy shtetasve më të kërkuar në Indi, të anashkalojnë një mori me kërkesa për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Top Channel ka mësuar se ata kanë aplikuar duke përdorur këtë nen, por të vetëm ata nuk mund të përfshiheshin në këtë proces.


Me gjasë një prej ministrive shqiptarë qëndron pas dërgimit të propozimit në Presidencë për dhënien e nënshtetësisë dy mashtrusve indianë, të cilët përgjatë viteve 200