Një kat i tërë i një pallati në Bursën e vlerës në Xhakarta është shembur duke plagosur të paktën 75 persona. Jemi duke hetuar mbi shkaqet e rënies, por përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një akt terrorist: nuk ka qenë një bombë, – ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë indoneziane.







Mediat lokale kanë dokumentuar po ashtu edhe shembjes dhe largimin e njerëzve pas incidentit, të detyruar të dilnin edhe nga rrënojat. Bursa e Xhakartës është një godinë e madhe me dy kulla dhe një lobi të gjerë, ku dyshemeja është prej mermeri. Qeveria indoneziane kërkon prej kohësh të nxisë investimet e huaja, por skenat kaotike të bursës, padyshim nuk përbëjnë aspak imazhin që ajo kërkon të përcjellë nëpër botë.



15 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)