Autori i Lajmit: red.
Është e zakonshme që pezmatimi i veshit të nisë me ftohje. Virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen, krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm. Infeksionet janë më të zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit. Që fëmijët kanë dhimbje në vesh, mund të ketë për shkak edhe diçka tjetër, si për shembull virusin e ftohjes, pezmatimin e kanalit të veshit dhe ndonjë shqetësim me nyjën e nofullës. Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit. Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet ndërmend një malcim i qelbëzuar në veshin e mesëm i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe që mund të vërtetohet gjatë një vizite të thjeshtë të mjekut. Në rastin e rrufës, lëngu në veshin e mesëm nuk është i qelbëzuar.

Otit Media Akut (OMA)

Eshtë një nga diagnozat me te shpeshta pediatrike si dhe diagnoza më e shpeshtë në recetat e antibiotikëve. Piku është në moshat 6 muajsh-15 muajsh me një pik të dytë në moshën 5 vjeç. 2/3 e fëmijëve deri 1 vjeç dhe 90% e fëmijëve nën 2 vjeç kanë kaluar të paktën një edisod të otit akut. Otit Media është inflamacion i veshit të mesëm, që shpesh shoqërohet me likid në veshin e mesëm, me fillim të shpejtë të shenjave dhe simptomave të tilla si temperatura e lartë, dhimbje veshi, irritueshmëri dhe pamje anormale Sëmundja shfaqet pa shenja infeksioni akut. Nëse likidi është i pranishëm mbi 4 muaj, quhet kronik. Ka tipe të ndryshme të infeksioneve të veshit, disa kërkojnë për të kaluar, të paktën dy kura me antibiotikë oralë.

Infeksionet respiratore çojnë në infeksione të veshit

Fëmijët preken më shpesh nga infeksionet e veshit, sepse tubi i Eustakit është më i shkurtër, më fleksibël dhe më pak efektiv në pastrimin e sekrecioneve. Infeksioni OMA zakonisht vjen si ndërlikim i një infeksioni respirator të sipërm viral. Sekrecionet dhe inflamacioni shkaktojnë relativisht një mbyllje të tubave të Eustakit dhe normalisht mukoza e veshit të mesëm, që thith ajrin në veshin e mesëm, nëse ky ajër, nuk zëendëohet pë shkak tëbllokimit tëtubave, atëherë gjenerohet një presion negativ duke shkaktuar grumbullim likidi seroz. Ky likid në veshin e mesëm është një mjedis pjellor për rritjen mikrobiale dhe, nëse rritja është e shpejtë, do të ketë një infeksion në veshin e mesëm.

Faktorët e infeksionit dhe diagnoza

Faktorë risku madhorë janë anomali të lindura të kockave të veshit, duhanpirja, ekspozimi me një numër të madh fëmijësh, trashëgimia. Po ashtu, përdorimi i biberonit përtej 6 muajsh e rrit riskun, ndërkohë që ushqyerja me gji për të paktën 6 muaj jep mbrojtje.

Simptomat e infeksioneve të veshit janë janë jo specifike si temperaturë e lartë, dhimbje veshi, kruarje veshi, irritueshmëri, ulje dëgjimi, letargji, anoreksi, të vjella me ose pa diarre. Te foshnjat, irritueshmëria mund të jetë e vetmja simptomë dhe të mos ketë të tjera. Edhe dylli i tepërt mund ta bllokojë kanalin e veshit dhe prodhimi me tepricë i tij këshillohet të hiqet te mjeku me kyretë, jo me mjete të rastit në shtëpi, pasi jo rrallë mund të infektohet veshi ose mund të dëmtohet nga sendet e forta timpani i veshit.

Mund të shkaktohet eritema e veshit nga temperatura e lartë, të qarat apo traumatizimi si heqja e dyllit.



Anagjezia

Trajtimi kryesor, paracetamoli dhe ibrufeni

“Shumë raste të infeksionit akut të veshit kanë dhimbje, por mjekët nuk e konsiderojmë otalgjinë si diçka dytësore, që nuk kërkon vëmendje. Pavarësisht nëse përdoren antibiotikë apo jo, menaxhimi siç duhet i dhimbjes në 24 orët e para është i domosdoshëm. Trajtimi kryesor nuk janë antibiotikët, por analgjezikët si paracetomoli apo ibuprofeni. Shumica e fëmijëve kane aq dhimbje, sa fërkojnë veshin, nuk flenë mirë dhe janë të irrituar. Analgjezikët janë shumë të rëndësishëm në 24 orët e para, sidomos para se të vihet fëmija në gjumë. Pas 24 orësh, rreth 60% e fëmijëve ndihen më mirë dhe brenda pak ditësh 80-90% ndihen mirë. Antibiotikët nuk luajnë rol në uljen e dhimbjes në 24 orët e para dhe më pas kanë shumë- pak efekt mbi dhimbjen. Përdoren Paracetomol 15 mg/kg çdo 4-6 orë ose Ibuprofen 10 mg/kg çdo 6-8 orë dhe nëse ka dhimbje shumë të fortë duhet të vijë në ORL, pra tek ne për timpanocentezë.



Ndërtimi i organit

Veshi i jashtëm përbëhet nga llapa e veshit, kanali i dëgjimit dhe daullja e veshit. Veshi i mesëm përbëhet nga tre kockëzat e veshit çekani, zengjini, kudhra, dy fije muskujsh, dy fije nervore si dhe tubin që lidh grykën me veshin që hapet, p.sh. duke shfryrë hundët me gojë të mbyllur), barazon presionin ndërmjet tyre gjë që ndihet sikur kur veshi "kërcen". Veshi i brendshëm përbëhet nga kërmilli, që shërben për transmetimin e lëkundjeve mekanike në impulse nervore, dhe labirinti, ose i quajtur organi vestibular, që nuk i shërben dëgjimit por ekuilibron dridhjet.



Kruarja apo veshi i notarëve është një infeksion që shfaqet gjatë sezonit veror pas larjes nëpër basene. Të moshuarit mund të preken nga infeksionet e veshit që janë të rrezikshme dhe nganjëherë shkaktojnë edhe paraliza të muskujve të fytyrës

Pyetje

A ka risk, që nëse nuk trajtohet me antibiotikë, fëmija të zhvillojë infeksione të tjera?

Studimet tregojnë, që nëse fëmijët ndiqen rregullisht dhe marrin antibiotikë vetëm nëse simptomat keqësohen, atëherë mospërdorimi i antibiotikëve nuk çon në shtimin e ndërlikimeve. Studimet ndryshojnë në varësi të moshës të fëmijëve dhe shkallës së sëmundjes. Në bazë të tyre vendoset, nëse do të observohet me trajtim simptomatik apo do të trajtohet me antibiotikë.Mospërdorimi i antibiotikëve në raste me OMA nuk çon në rritjen e riskut të perforacionit- humbje dëgjimi apo OMA të anës tjetër apo të përsëritur. A ka risk të rritur për mastoidit apo meningit mostrajtimi me antibiotikë i OMA? Mastoiditi është shumë i rrallë. Në një studim ishte 1 rast në 2202 edhe ai ishte trajtuar me penicilinë.



Faktorët e riskut

Mbrojta nga infeksionet e bebeve ul prevalencën në vitet e tjerë të jetës

Jo biberonit dhe ushqyerjes së fëmijës shtrirë

Predispozita gjenetike, gjinia mashkull, lindja prematurë, anamnezë familjare për OM rekurrent, prania e fëmijëve të tjerë, status i ulët socio-ekonomik janë faktorë që favorizojnë sëmundjet e veshit. Gjatë vitit të parë dhe fëmijërisë së hershme, ndërhyrjet mund të ulin incidencën; të tilla si, ulja e incidencës së infeksioneve respiratore duke ndryshuar vajtjen në kopsht; ushqyerja me gji për të paktën 6 muaj dhe mënjanimi i ushqyerjes me shishe, në kurriz dhe ulja apo eleminimi i përdorimit të biberonit në 6 muajt e dytë të jetës. Po kështu, ulja e ekspozimit ndaj duhanpirjes ndikon në uljen e shfaqjes dhe përsëritjes së OMA. Ecuria a natyrshme e OMA është shërimi spontan në shumicën e rasteve. Mund të ndodhë mosshërimi i plotë dhe formimi i një likidi të zgjatur ose formimi i një perforacioni kronik me ose pa rrjedhje. Pas shërimit të OMA mbetet likid në veshin e mesëm për rreth 6 javë. 20% persiston dhe ekziston frika se mos kjo shkakton ulje dëgjimi të lehtë-moderuar duke ndikuar në formimin gjuhësor dhe akademik të fëmijës. Trajtimi fillestar është thjesht observimi. Më parë përdorej prednisolon 1mg/kg/ditë ndarë në 2 doza për 7 ditë, por ai ka vetëm efekt afat-shkurtër në pakësimin e likidit, por jo efekt afat-gjatë në parandalimin e humbjes së dëgjimit. Nëse likidi në veshin e mesëm persiston mbi 4 muaj atëherë duhet bërë audiometria dhe nëse ka rënie dëgjimi mbi 20 dB bilateral, duhen vendosur tuba ventilimi nën 3 vjeç.

Ky lajm është publikuar: 06/09/2008