Dhjetë rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për qarkun e Korçës, janë të ndara në 3 bashki të qarkut.


Infektivi-mjeket-tamponet-analiza-koronavirusi-terreni-kontrollet-testet (22)


Në bashkinë e Kolonjës sipas burimeve janë personel shëndetësor, të cilët i kanë shërbyer rasteve të para me COVID-19 në këtë qytet.


Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me 4 raste aktive.


Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre.


Përsa i përket bashkisë së Korçës e cila ditën e sotme ka rezultuar me 7 persona të infektuar nga COVID19, burime nga DSHP, bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.


Mësohet gjithashtu se 1 prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit.


Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit e cila paraqitet me 1 rast bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.


Rastet e njëpasnjëshme në qark ka bërë që numri në total të shkojë në 62./Burimi: BW