Autori i Lajmit: Lili Saraci








Pacientët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, aktualisht vuajnë mungesën e ilaçeve në çdo pavijon të spitalit. Në një prononcim për gazetën “Ballkan”, kryeinfermierja e urgjencës së fëmijëve, pra në pavijonin e pediatrisë, ka pohuar se mungesa e ilaçeve është shumë e theksuar. Në të gjitha pavijonet e spitalit mungojnë ilaçet dhe pajisjet mjekësore, madje dhe ato më elementare. Gjendja është vërtet alarmante për ata pak pacientë që kurohen në spital, të cilët po përballen çdo ditë më mungesën e ilaçeve, deri dhe pamundësinë për të bërë qoftë edhe një injeksion të vetëm. “Unë që jam kryeinfermiere në këtë urgjencë, sapo vij në mëngjes në punë, bëj gati listën e ilaçeve që më duhen gjatë ditës. Shkoj për ti tërhequr dhe nuk marr dot as çerekun e atyre që më duhen. Të llogarisësh që unë nuk kërkoj antibiotikë, pasi nuk më duhen, sepse ne këtu jemi urgjenca dhe nuk na nevojitet antibiotiku apo ndonjë ilaç tjetër, por vetëm disa ilaçe më elementare. Madje, mua nuk më dhanë as pambuk dhe jo më ilaçe. Sot, këtu është bërë më keq se në kohën e Enverit”,- ka pohuar kryeinfermierja e urgjencës së pediatrisë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye sigurie. Ndër të tjera, kryeinfermierja ka pohuar se atyre u është ndaluar të flasin për median për çfarëdo lloj problemi. “Mungesën e ilaçeve asnjë nga ata që dalin në media nuk duan tia dinë, por me qytetarët duhet të përballemi ne. I durojmë ne mjekët të shtyrat e qytetarëve kur acarohet gjendja. Pasi ata mendojnë se ka ilaçe, por nuk duam tua japim ne. Të drejtë kanë, sepse kanë fëmijët sëmurë, por çtë bëjmë ne! Sepse këtu nuk ka as pambuk e jo më ilaçe. Kemi kërkuar në drejtori, por as ajo nuk ka faj, mendoj se faji është lart fare, nuk ka fonde”,- ka përfunduar kryeinfermierja.

Drejtoria e QSUT-së

Ndërkohë, burime zyrtare të drejtorisë së QSUT-së pohojnë se problemi i mungesës së ilaçeve pritet të marrë fund brenda pak ditëve, pasi kanë përfunduar pothuajse të gjitha procedurat dhe medikamentet do të jenë në pavijon. Pra, drejtoria e QSUT-së e ka shpjeguar situatën si një vonesë të tenderëve. “Ne jemi në proces tenderimi dhe, ndoshta, mund të ketë probleme në disa pavijone, por vetëm për një kohë shumë të shkurtër, pasi siç ju shpjegova, shumë shpejt do të zgjidhet problemi i ilaçeve, por është thjesht një vonesë tenderimi”,- bëjnë me dije burimet pranë kësaj drejtorie, duke shtuar se brenda javës do të zgjidhet problemi i mungesës së ilaçeve.





Zbulohet ilaçi që zgjat jetën e njeriut

Një studiues amerikan ka thënë se brenda dy apo tri viteve farmacitë mund të kenë në dispozicion të njerëzve një ilaç që shkakton zgjatjen e jetës. Profesori Nir Barzilai nga “Albert Einstein College of Medicine” në Nju-Jork, efektet kryesore të ilaçit lidhen me ngadalësimin e mplakjes. Ilaçi, sipas studiuesve, ka efekt në parandalimin e sëmundjeve, të cilat shkaktojnë plakjen. Studiuesi, i cili nuk ka zbuluar shumë detaje në lidhje me substancën e “jetëgjatësisë”, ka thënë se qenia e njeriut është krijuar të jetojë më shumë se 100 vjet. Konfirmimi për zbulimin e formulës së ilaçit është bërë në një fjalim që profesori amerikan ka mbajtur në “Royal Society” në Londër. Efekti kryesor i medikamentit mësohet se është krijuar për të vepruar në qelizat e njeriut

Ky lajm është publikuar: 16/05/2010