Me shumë gjasa e ardhmja e Andres Iniestas do të jetë në Kinë dhe madje te klubi i Chongqing Lifan. Në 30 prill mesfushori i përfaqësues spanjolle do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën, do të qëndrojë tek Barcelona apo do të transferohet në Superligën kineze.


Por nëse përpara disa javësh u fol shumë për ofertën marramendëse që i kishte bërë klubi i Tianjin Quanjin,që drejtohet nga Paulo Sousa, Iniestës, në ditët e fundit ka dalë në skenë një tjetër skuadër kineze që interesohet për të dhe që madje ka shumë besim se do të bëjë të mundur transferimin e tij.


Bëhet fjalë për Chongqing Lifan, skuadër që drejtohet nga një tjetër portugez Paulo Bento dhe që në përbërje ka 47 futbollistë të huaj, 3 brazilianë dhe 1 argjentinas ku mbi të gjithë spikat ish sulmuesi i Sao Paolos, Alan Kardec. Për të ardhmen e Iniestës ka folur për mediat kineze, presidenti i Chongqing, Gong Daxing i cili ka theksuar se është i sigurt që do të firmosë me Don Andres dhe se transferimi i tij te Chongqing do ti sjellë shumë përfitime klubit të tij.


23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)