Një re e zezë mbi qiellin e kaltër, pas fitores së Napoli në Bergamo. Kjo për shkak të polemikës që ndodhi kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë dhe trajneri Maurizio Sarri, me skuadrën e tij që ishte në avantazh 1-0, vendosi të zëvendësojë Insinje me Hamsik.


Futbollisti napolitan nuk e mori mirë këtë vendim dhe duke shtuar në stol i nevrikosur i shpëtoi një ik pridhu. Insinje ka polemizuar me disa njerëz të stafit të Napoli dhe kur i sollën xhupin dhe po ulej. Sarri u kthye nga ai duke i thënë: Ulu dhe mbylle gojën!


Insinje? Janë gjëra normale. Ju nuk keni telekamera në stërvitjen tonë sepse unë dhe Lorenzo grindemi dhe pajtohemi 3 apo katër herë në javë, kësisoj për mua është diçka e zakonshme, në këtë mënyrë e ka komentuar trajneri Maurizio Sarri reagimin e futbollistit të tij, që nuk ishte dakord me zëvendësimin ndaj Atalanta.


Ishte një gjest nervash normal i një futbollisti që ndërrohet me trajnerin që i thotë të heshtë dhe të ulet në vendin e tij, përfundoi Sarri.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)