Institucionet Kushteteuese, kanë kërkuar shtese fondi ne buxhetin për vitin  2016, kryesisht për zgjerim  të administratës. Para komsionit të ligjeve Prokuroria e Përgjithshme kërkoi 105  punojës shtesë prej të cilëve 35 prokuror dhe 20 oficer gjyqësore kjo për shkak të rritjes së procedimeve penale.


Genci Kosumi, Sekretar i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme: Kërkojmë një rritje të numrit të Prokurorëve prej 35 prokurorësh, 20 oficerë të policisë gjyqësore, 30 sekretarë pranë prokurorëve, 11 specialistë të Teknologjisë së Informacionit, 4 specialistë të sektorit të studimeve dhe kërkimeve ligjore analizës dhe integrimit si dhe 3 ndihmësa në zyrën e ndihmës së viktimave.  Zyrë që parashikohet të hapet e re pranë zyrës së Prokurit të Përgjithshëm.


Komsioni, vendosi të plotësojë një pjesë të kërkesës për prokurorinë, por refuzoi shtimin e prokurorëve.


Ulsi Manja: Thuhet se do të merren merren nga radhët e oficerëve të policisë gjyqësore, sepse 6 studentë vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës dhe ky numër ne na duket i papërligjur, ose i paargumentuar nga ana e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme. 35  Prokurorë janë baraz me 7 Prokurori të vogla të vendit.


Fonde shtesë  me rreth 50 milionë lek për vitin 2016 kërkoi dhe zyra e administritmit te buxhetit  gjyqësore, kjo për shkak të investimeve në disa prokurori dhe gjykata në vend.


Luljeta Laze, Drejtore e Admisnitrimit të Buxhetit për Pushtetin Gjyqësorë: Ne do të shkonim në nivelin e shpenzimit faktik që kemi kryer për këtë vit që është 400 mln, pra këtu do të kërknim një shtesë prej 50 mln lekë në shpenzimet operative.


Ndonëse komisioni u tregua bujar duke i përmbushur kërkesat e tyre, relatori për buxhetin deputeti socialsit Bashkim Fino, ishte kritik më këto institucione duke theksuar se janë jo eficentë në adminsitrimin e buxhetit kryesish në zërin për investime.


Bashkim Fino: Si ekonomis që jam nuk di ti jepja asnjë kokër leku investime, sepse je e paaftë të menaxhosh investimet që të jep Parlamenti Shqiptar, ose do të të jap 44% aq sa ke realizuar këtë vit.


Komsioni i Ligjeve miratoi buxhetin dhe për këshillin e Lartë të Drejtësisë, por mungesa e nënkryetarit bëri që ky institucion të mos përfaqësohet në kuvend, por të shprehë dakortësinë nëpërmjet një letre zyrtare. Komsioni miratoi  buxhetin dhe për Gjykatën Kushtetuese.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter