Nga Luan Kurti
Nuk ka shumë kohë që PD-ja duke sulmuar Avokatin e Popullit e quajti atë avokat të homove dhe romëve por jo të popullit në përgjithësi. Pra një njeri që ka qejf të shitet si modern në sjellje, por që nuk do tia di për problemet madhore të shoqërisë. Aludimi këtu shkon përtej faktit se në këto qëndrime ka pasur edhe ka interesa të pastra financiare. Natyrisht elementet e spektaklit nuk kanë munguar në qëndrimet e avokatit të popullit. Pas zhurmave dhe deklaratave mediatike ka pasuar një heshtje e gjatë duke i lënë problemet të pazgjidhura në gjenezën e tyre. Si për të thënë unë e bëra timen, është detyra e shtetit dhe shoqërisë të sensibilizohen dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes. Ky popull ka me mijëra probleme, dhe Avokati nuk ka as kohë fizike ti mbulojë të tëra. Këtu ligjin e bëjnë Maliqët dhe ata kanë qenë dorëzanët e tij. Populli thotë se po të pështyjë poshtë më bie në gji, po të pështyjë lart më bie në sy. Nëse këtë Iglin do ta njihnin për të çartur, që sia bënë syri tërrt, zor se do ta propozonin për këtë detyrë. Ai të jep përshtypjen e një njeriu të kulturuar, e një burri xhentëlmen që e ka të qartë forcën dhe mundësitë e tij. I njeh rregullat e lojës me gjasme sdel nga konteksti. Ka vendosur të luaj në zonën rozë apo pink larg kraterit të vullkanit, ku vlojnë çështje imediate që kanë të bëjnë me të përditshmen, pasi me sa duket duart e tij janë tepër të buta dhe delikate për pataten e nxehtë sociale. Ai është Avokat i Popullit të tij që e zgjedh vetë dhe jo avokat i Popullit në tërësi. Ai është një hallkë e domosdoshme në hierarki dhe një kërkesë e Europës ku kërkojmë të integrohemi. Njësoj si sindikatat, OJQ-të, shoqatat e ndryshme, për të plotësuar tablonë e pluralizmit. Popullit përpos zgjidhjeve i duhet një derë ku ta dëgjojnë dhe të gjejë ngushëllim. Në këtë mal hallesh dhe padrejtësish Avokati duhej të ndeshej dhëmbë për dhëmbë me përbindëshat, sfinksat, të godiste me shpatën e ligjit si me rrufetë dhe të mos ndalej. Që të bëhej i besueshëm i duhej të fitonte së paku një çështje dhe kur të lodhej të dilte publikisht të kërkonte zëvendësimin e tij me një të ri, më të freskët dhe energjik. I duhej të vendoste një standard dhe të mbetej në histori. Në pamundësi do ishte e ndershme të dilte ne media dhe publikisht të denonconte sistemin e korruptuar, njerëzit që e pengojnë të zbatojnë misionin e tij ndaj popullit. Por murit me kokë nuk i bihet dhe vetësakrifikimi është shprehje e idealizmit. Del pyetja a mund të jetë ai idealist, një Promete që të ndeshet me Zotat? … Dy nga betejat ku është investuar fuqishëm kanë qenë Romët dhe LGBT-të. Përsa i përket të parëve, edhe pse ka një ndjeshmëri të shtuar dhe disa të rinj të arsimuar janë bërë pjesë e stafeve, projekteve qeveritare, si komunitet prapë mbeten në gjendje të mjerueshme. Për të dytët suksesi u arrit se më 17 Maj pedaluan me biçikleta në bulevard, në sy të gjithë miletit. Ky sukses ka krijuar reaksion tek disa grupe interesi apo të kulteve, por kjo sngre kandar përderisa gjeti mbështetjen dhe aprovimin e disa eksponentëve dhe ambasadorëve të vendeve të rëndësishme. E sigurt është qenia e Avokatit pro martesave të njerëzve me gjini të njëjtë dhe krijimi i familjeve prej tyre. Familja tradicionale ka dalë jashtë mode, nuk përputhet me globalizmin, me lirinë e individit. Ai avokati është aty për të mbrojtur të diskriminuarit, individët, grupet e margjinalizuara që shumica i shtyp me forcën e zakonit dhe autoritetit të saj. Pikërisht ky lloj pozicioni apo statusi mbetet i paqartë në lidhje me Avokatin e Popullit. Nëse do të bëhej një referendum jam i bindur se në Shqipëri përkrahësit e familjes tradicionale do ishin në përqindje mbi 95 %. Kësisoj Avokati i Popullit do lobonte kundër popullit. Demokracia e shumicës tani quhet diktaturë dhe individi pa kufij është vënë në qendër të sistemit. Por me dashje harrohet se ligji në vetvete është dhunë që përfaqëson vullnetin e shumicës, që vendos kufirin e së lejuarës dhe përpiqet të mbajë larg instinktet dhe çdo lloj perversiteti, të pavetëdijshmen që kërkon legjitimimin dhe krijon kaosin. Në thelb kjo nuk mund të krijojë modelin për tu ndjekur. Me mijëra vite histori, traditë nuk mund të zhbëhen, të fshihen me një të rënë të lapsit. Iluminizmi e çliroi njeriun nga obskurantizmi fetar por nuk preku rrënjën e familjes. Deri më sot nuk është provuar ndonjë rend shoqëror i suksesshëm që të ketë mohuar familjen si institucion dhe ta shndërrojë atë thjesht në një kontratë burokratike ku nuk ka rëndësi përkatësia gjinore e subjekteve. Stoqet, aksidentet natyrore në shoqërinë njerëzore trajtohen me dinjitet, me dhembshuri, me mëshirë, u jepet një status special, njëlloj suporti dhe monitorimi rehabilitues. Liria është vetëdije, tipar unik i njeriut, thelbi i qenies dhe jo shprehje e detajit, i së veçantës, i shfaqjes që prej kaosit krijon rregullin. I njëlloj materializmi që i kundërvihet absolutes, dhe kërkon ta shpjegojë botën si shprehje rastësie e një koincidence fatlume. Gjithsesi mendoj se duhet ndryshuar emërtesa e institucionit. Mund të cilësohej avokati i grupeve të riskut dhe jo të popullit Populli është një koncept më i gjerë, i shtrirë në kohë dhe hapësirë, ka memorie dhe projektimin e së ardhmes nuk e bën në boshllëk. Por përsa i përket PD-së situata akuzuese i kthehet kundër, për faktin se vetë Berisha është shfaqur si mbështetës de-jure për grupet LGBT në kohën kur ka qenë kryeministër. Cinizmi, homofobia pas pushtetit është sjellje me dy standarde që nuk i bën nder. Kurse ne populli nuk kemi nevojë për institucionin si godinë, por për një Avokat që të na shërbejë me devotshmëri përderisa paguhet me taksat tona.