Ligji i diskriminimit, pikerisht ai qe ka te beje me martesat e te njejtit seks pra te homoseksualeve, ka ndezur debat ne Komisionin e Shendetesise dhe te Punes. Deputete, ministri i Punes, Spiro Ksera, Avokati i Popullit, Ermir Dobiani dhe OJF-te kane diskutuar mbi kete pike, per sa i perket miratimit dhe kalimit te ketij ligji ne Parlament. Por ne diskutimin e djeshem eshte arritur vetem qe te miratohet ne parim ligji per "Mbrojtjen e ndaj Diskriminimit", pasi organizatat joqeveritare kane kerkuar qe te jete nje komisioner, i cili te drejtojne nje institucion te vecante. Por, kjo eshte kundershtuar nga Avokati i Popullit, i cili ka pohuar se kjo detyre mund te behet nga institucioni qe ai drejton.
Debati
Debati dhe diskutimet e forta ne Komisionin e Shendetesise dhe te Punes, ka bere qe te miratohet vetem ne parim ligji per "Mbrojtjen ndaj Diskriminimit". Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Spiro Ksera eshte shprehur se ky draft eshte i perputhshem me disa konventa te Keshillit te Evropes. Por Avokati i Popullit, Ermir Dobjani eshte shprehur se percaktimi i nje komisioneri te vecante per mbrojtjen e ketyre te drejtave eshte i pavlere, duke shtuar se institucioni qe duhet te merret me keto probleme eshte Avokati i Popullit. "Nuk besoj se shteti shqiptar ka aq para sa te paguaj njerez dhe te ngreje institucione, kur dihet se ka pak pune ne drejtim te ankesave per diskriminim. Ne propozojme qe kjo kompetence te na kaloje neve, natyrisht kjo kerkon nje ndryshim ne ligjin per funksionimin dhe rolin e institucionit te Avokatit te Popullit", u shpreh Dobjani. Kjo deklarate ka shkaktuar reagim nga drejtuesit e organizatave jofitimprurese ne vendin tone. Drejtuesi i Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, Altin Azizaj, e ka cilesuar propozimin si nje portofol me shume e natyrisht nje interes financiar i avokatit te popullit. Ky i fundit u ka kerkuar deputeteve te vleresojne rolin e komisionerit, pasi ky eshte percaktuar dhe ne direktivat e Bashkimit Evropian si nje kusht per anetaresimin e Shqiperise ne familjen evropiane.
Ligji
Ky projekt ligj i propozuar nga nje grup deputetesh do te merret me trajtimin e barabarte gjinor ne pune, mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve, homoseksualeve, njerezve me aftesi te kufizuar, moshat e trete dhe grupe te tjera shoqerore. Ndryshe nga diskutimet e tjera per kete projektligj, ne mbledhjen e djeshme ishin pjesemarres dy anetaret e komisioneve , ai i integrimit dhe Komisioni kuvendor per Ceshtjet Sociale. Komisioni vendosi qe diten e hene te shqyrtoje nen per nen draftin ligjor per mbrojtjen nga diskriminimi.
"Ligji duhet rishikuar, ka mangesi"
Projektligji per "Mbrojtjen nga Diskriminimi", duhet kthyer mbrapsht per ripunim dhe diskutim gjitheperfshires sepse eshte nje projektligj teknikisht shume i dobet. Ky eshte ky reagimi i Shoqates se Konsumatoreve. Sipas ketyre te fundit projekt ligji eshte i pabazuar, i pakonsultuar ne te gjithe shoqerine civile dhe ne grupet e interesit, sidomos me komunitetet fetare, minoritetet etnike dhe racore. "Grupet me aftesi te kufizuar, i ngushtuar vetem ne diskutime me perfaqesues te disa grupe qe mbrojne te drejta te homoseksualeve dhe mbi te gjitha, si nje ligj antikushtetues, qe shkel hapur te drejtat dhe lirite e njeriut, te drejten e prones, lirine e shprehjes", eshte shprehur Altin Goxhaj. Sipas tij, ky ligj nese miratohet keshtu sic eshte, rrezikon te prodhoje persekutime individuale dhe kolektive te qytetareve dhe personave juridike, si pasoje e keqperdorimit dhe abuzimeve qe shkaktojne subjektivitetet e renda te parashikuara ne kete ligj.