Tiranë, 19 mars, NOA - Instituti i Ndërtimit dha sot certifikatat e akreditimit
për të gjithë laboratorët e saj nga Drejtoria e Akreditimit. Marrja e certifikatës,
nënkupton përfundimin e një sërë kuafikimesh të personelit, në lidhje me
studimin e qëndrueshmërisë së objekteve të banimit.
Ne ceremoninë e organizuar me këtë rast,
merrnin pjesë zëvendësministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Ernest
Noka, Rektor i UPT, Jorgaq Kaçani, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit,
Andrea Maliqari, si dhe drejtues të institucioneve të tjera.
Ne kemi bërë kualifikime të stafit të
Departamentit e Oponencave për qëndrueshmërinë e objekteve te banimit dhe në
përgjithësi dhe e kemi të planifikuar në vazhdimësi edhe për këtë vit, por
kjo nuk do të thotë se ne nuk do te vazhdojmë bashkëpunimin me bashkëpunëtore
te jashtëm, u shpreh drejtori i këtij Instituti, Artur Roshi.
Certifikatat u dorëzua nga Drejtori i
Akreditimit, Gëzim Karapici, i cili vlerësoi në shkallen sipërore bashkëpunimin
me Institutin e Ndërtimit dhe standardin e ri që vendos ky Institut me
akreditimin.
Zëvendësministri i Transporteve, Ernest Noka e
vuri theksin tek roli i Institutit të Ndërtimit për rritjen dhe sigurinë e
jetës se qytetarëve në Shqipëri.
m.xh/NOA