Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, ka theksuar se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Në një konferencë të përbashkët me ministren e Drjetësisë Etilda Gjonaj tha se për Shqiërinë dhe Maqedoninë ka nisur puna për hapjen e negociatave.


Ai tha se Komisioni Europian është i angazhuar maksimalisht në procesin “screening”, ndërsa theksoi se ka shumë detyra shtëpie për të bërë.


“Puna sapo ka filluar, perspektiva europiane është duke u realizuar dhe kjo  do të thotë se shumë punë ka për të bërë dhe detyra shtëpie për tu realizuar në kuptimin e ligjit. Kemi ambicje për tu angazhuar dhe për të ecur rreth procesit “screenin”, u shpreh Hahn. – Shqipëria ka bërë progres në reformën në drejtësi.


Ndërsa nga ana e saj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se është shumë e rëndësishme përparimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE. Vendimi i qershorit është një hap i madh për Shqipërinë. Kapitulli 23 është ndër më të vështirët. KE i ka dhënë një shtysë të fuqishme reformave në Shqipëri.


Sipas Gjonajt, Vettingu në drejtësi i ktheu besimin e qytetarëve, pasi u largua një numër i konsiderueshëm gjyqtarësh të korruptuar.


28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)