Skuadra e Interit duket se ka gjetur mesfushorin që po kërkonte, pasi është gati të bëjë një ofertë për Simone Barone, futbollistin e Torinos. Lojtari që ka luajtur më parë me Lacion, në periudhën kur kjo skuadër drejtohej nga Mançini, duket si një alternativë e mirë për titullarët e zikaltërve, si dhe do të shërbente në pjesën e dytë të sezonit për të zëvendësuar të dëmtuarit. Për më tepër, duke afruar një italian, Interi do të fillonte procesin e përshtatjes me rregullat e reja të FIFA-s.