Interesat e bonove te thesarit u rriten deri ne 8.98 per qind ne ankandin e se martes organizuar ne Banken e Shqiperise. Kjo norme interesi, pasqyron mungese likujditeti ne treg dhe ka shkaktuar dobesim te lekut kundrejt euros dhe dollarit. Te dhenat nga Banka e Shqiperise, nxjerrin ne pah se bankat nuk qene ne gjendje te mbulojne plotesisht kerkesen per borxh nga ana e qeverise, gje qe ka ndodhur shume rralle gjate dhjete viteve te fundit. Bankat mbuluan vetem 86 per qind te kerkeses per bono 12 mujore, 92 per qind te kerkeses per bono 6 mujore dhe vetem 62 per te kerkeses per bono 3 mujore. Hera e fundit qe interesat e bonove kane qene ne nivelin e sotem prej gati 9 per qind, ka qene ne vitin 2004. Per janarin, pritet qe kerkesa e larte nga ana e qeverise per bono te sjelle rritje te metejshme te interesave. Interesat e bonove te thesarit rendojne ne buxhetin e shtetit. Eshte vleresuar se per nje rritje prej 1 per qind te interesit te bonove, buxheti ka nevoje te shpenzoje 3-4 miliarde leke me shume. Gjate dhjetemujorit 2008, interesat e borxhit te brendshem i kushtuan buxhetit 28.7 miliarde leke, ose rreth 235 milione euro.