Blerina Hoxha
Ambienti ekonomik ne vend dhe sidomos banka,t presin nje tjeter ulje te normes baze te interesit per lekun nga Banka e Shqiperise. Eksperte te ekonomise e rekomandojne kete ulje edhe per faktin e thjeshte se, inflacioni eshte nen objektivin e poshtem te Bankes se Shqiperise, prej 2 per qind. Sipas te dhenave te INSTAT, inflacioni mesatar per tremujorin e pare te vitit ka rezultuar vetem 1.8 per qind, duke dhene nje sinjal te qarte se, tregu ka nevoje per me shume para. Aktualisht cmimi i lekut ose sic theksohet ne gjuhen e financave, interesi baze, eshte 5.75 per qind pas nje ulje me 0.5 pike qe u be gjate muajit janar te ketij viti. Por duke qene se, treguesi i inflacionit eshte ende ne nivele te uleta, nevojitet nje ulje tjeter e normes se interesit te lekut. Nga ana tjeter normat baze te interesit te euros dhe dollarit jane ne minimumet e tyre historike, ndaj bankat kerkojne nje ulje tjeter te cmimit te lekut, per nxitur rritjen e qarkullimit te monedhes vendase. Por Banka e Shqiperise ne dijeni te ketyre zhvillimeve eshte duke e mbajtur cmimin e lekut te pandryshuar per dy shkaqe kryesore. Burimet brenda saj bejne me dijeni se, cmimi i lekut ne nivelet aktuale eshte nje stimul per te terhequr ate pjese te depozitave ne sistemin bankar qe iku gjate fundit te vitit 2008. Nga ana tjeter cmimi i lekut ne keto nivele (5.75%) frenon zhvleresimin e monedhes vendase ne kursin e kembimit, fenomen ky qe ka nisur te ndjehet kete vit. Ekonomia boterore dhe vecanerisht sistemi financiar pesuan tronditje te medha gjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2008. Kriza e cila goditi zemren e sistemit financiar boteror u transmetua ne menyre progresive e te pandalshme ne aktivitetin ekonomik te vendeve te zhvilluara, duke i cuar ekonomite e disa prej tyre ne recesion. Perballe kesaj vale goditese, ekonomia shqiptare ka shfaqur rezistence gjate periudhes ne fjale. Ne vecanti, Banka e Shqiperise e ka permbushur mandatin e saj paresor, duke kontribuar ne qendrueshmerine e stabilitetit te cmimeve. Me gjithe presionet inflacioniste te vena re gjate fillimit te vitit 2008, kryesisht si rezultat i goditjes se faktoreve te ofertes, inflacioni vjetor i cmimeve te konsumit u kthye brenda objektivit te Bankes se Shqiperise gjate gjysmes se dyte te vitit. Gjate vitit qe shkoi politika monetare ka qene neutrale dhe norma baze e interesit, eshte mbajtur e pandryshuar, ne nivelin 6.25 per qind. Banka e Shqiperise, ne baze te analizave, vrojtimeve dhe fakteve te mbledhura, vertetoi se muaji janar krijoi premisat per me shume hapesire manovrimi, duke nenkuptuar ndryshimin e kahut te politikes monetare drejt zbutjes se normave te interesi. Ulja e cmimit te lekut nga 6.25 % ne 5.75% u vleresua nje hap ne momentin e duhur, per te mbeshtetur ekonomine me kredi dhe nga ana tjeter, ndihmoi ne konsolidimin e metejshem te stabilitetit financiar te sistemit. Ulja e cmimit te lekut krijon me shume frymemarrje per aktivitetin ekonomik te vendit. Ky veprim sipas Bankes se Shqiperise, eshte nje kontribut i drejtperdrejte per minimizimin e efekteve negative qe vijne nga kriza nderkombetare, si dhe ndihmon per qendrueshmerine e metejshme te ekuilibrave ekonomike dhe financiare te vendit.