Deputeti socialist Ben Blushi i ftuar dje në emisionin "Studio e Hapur" të gazetares Eni Vasili në News 24 foli dje lidhur me kërkesat e tij për garën e brendshme. Po ashtu ai komentoi edhe qëndrimet e kolegëve për këtë çështje, ndërsa la të hapur edhe ambicien për kryeministër në rast se do të fitojë garën me Ramën brenda PS-së, nëse do ketë zgjedhje.