Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Gazmend Oketa, ndodhet në SHBA, ku u
takua dje me Nënsekretarin e Mbrojtjes Gordon Ingland. Gjatë këtij
takimi, zoti Oketa u takua për pak minuta edhe me shefin e Pentagonit,
Robert Gejts. Para takimeve në Pentagon, zoti Oketa ishte në shtetin e
Nju Xhersit, në kuadrin e një projekti partneriteti mes Ministrisë së
Mbrotjes dhe këtij shteti. Zoti Oketa ishte i ftuar për një intervistë të drejtpërdrejtë në programin televiziv "Ditari".//lk