"Valsi i Lumturise" eshte pagezuar nje koncert special, qe do te mbahet mbremjen e neserme ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Avni Mula, nje nder emrat e zeshem te operes shqiptare, do te kremtoje 80-vjetorin e tij te lindjes, duke mbledhur rreth vetes jo pak miq e te dashur, kolege e artdashes, qe e vleresojne se tepermi kontributin qe ai i ka dhene skenes shqiptare. Ne skene do te ngjitet e bija e tij, sopranoja Inva Mula, e cila se fundi ka qene shpesh prezent ne skenen shqiptare. Por kjo here eshte e vecante, ne skene ajo do te ngjitet per t'i uruar babait te saj, 80-vjetorin e lindjes. Dirigjent Ermir Krantja, qe ne kete fillimviti 2008, eshte e dyta here qe ngjitet ne skenen e operes. Por kesaj mbremjeje jubilare s'do t'i mungojne edhe solistet Adrian Xhema, Ylber Gjini e Sidrit Bejleri. Si edhe kengetaret Anjeza Shahini e Evis Mula. Ne piano do te jete i ulur Genc Tukiqi, ne pranine edhe te korit e orkestres se TKOB-se. Koncertin do ta paraprije promovimi i librit per Avni Mulen, "Midis dy dashurive" i autorit Mustafa Gvrxhaliu.