rrugeBrenda katër muajve të parë të vitit 2016, kompanitë kineze kanë shfaqur interes në sektorë strategjikë të Shqipërisë, dhe gjithashtu kanë rritur nivelin e tregtisë ndërkombëtare.


Nga Fatjona Mejdini, BIRN


Lidhjet e biznesit mes Shqipërisë dhe Kinës po forcohen teksa kompanitë kineze bëhen lojtare në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare.


Gjatë marsit Kina ishte partneri i dytë më i madh i tregtisë për Shqipërinë, me 7.7 për qind të tregtisë totale ndërkombëtare të vendit, duke lënë pas partnerë tradicionalë të tregtisë si Greqia dhe Turqia.


Lëvizjet më të fundit duket se tregojnë për një rritje të ambicies kineze ndaj sektorëve strategjikë të ekonomive të Europës Juglindore. Kjo ambicie ka sjellë tashmë fryte në Shqipëri gjatë muajve të parë të vitit 2016.


Në mars, Bankers Petroleum e Kanadasë lajmëroi shitjen e të drejtave të eksplorimit dhe prodhimit të naftës te Geo-Jade Petroleum e Kinës për një çmim prej 384.6 milionë euro.


Bankers filloi të shfrytëzojë burimet e naftës të Patos-Marinzës dhe Kuçovës në Shqipëri në vitin 2004 dhe që nga viti 2014 ka qenë kompania më e madhe e huaj në vend. Tani kinezët do të mbajnë të drejtat e shpimit.


Më 26 prill, Menaxhimi i Aseteve Everbright and Friedmann Pacific, Kinez, lajmëroi përvetësimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Grupi do të ketë menaxhimin e aeroportit deri në vitin 2025, me një dy-vjeçar shtesë deri në 2027 pas miratimit të qeverisë shqiptare.


Blerja u bë publike pasi qeveria e Shqipërisë dhe aksionerët e aeroportit ranë dakord ti japnin fund monopolit të fluturimeve, që ekzistonte prej 2004.


Megjithëse mendohet të hapet një tjetër shërbim aeroporti, Tirana do të vazhdojë të mbetet qendra më e rëndësishme e fluturimeve. Është një nga aeroportet që po zhvillohet më shpejt në Europë, ku norma e pasagjerëve po rritet nga 600,000 në 2005 në dy milionë në vitin 2015.


Shqipëria kujton marrëdhënien e fortë që vendi i izoluar komunist pati me Kinën gjatë viteve 1970 dhe investimet që erdhën si rezultat i kësaj. Por sot, jo të gjithë janë entuziastë rreth kthimit të investimit kinez.


Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, i tha BIRN se ai nuk beson se investimi kinez do të çojë në më shumë begati për ekonominë shqiptare: Ekonomia jonë është e dobët dhe me gjasa do të mbetet njëlloj edhe me shtimin e pranisë kineze në vend. Nuk duhet të harrojmë se kompanitë kineze janë të kontrolluara në mënyrë indirekte nga qeveria. Pasojat e mundshme gjeostrategjike nuk merren aspak në konsideratë nga qeveria shqiptare.


Preçi beson se qeveria shqiptare thjesht po shijon faktin e ardhjes së investimeve, pavarësisht burimit.


Megjithëse e vlerësoj rrezikun që qeveria kineze po merr duke investuar në Shqipëri, nuk mendoj se shpirti euro-atlantik që ka ekzistuar në vend në 25 vitet e fundit do të shpëtohet me një rritje të pranisë së kompanive kineze, tha ai.