Ishte një Simone Inzaghi plot krenari ai që komentoi paraqitjen e Lazios në derbin e barazuar pa gola ndaj Romës. Edhe pse verdhekuqtë u ndal në dy raste njëherë nga shtylla dhe njëherë nga traversa, Inzaghi deklaroi se edhe bardhekaltrit ishin shumë pranë fitores pasi ishin gjithmonë në lojë, por jo shumë të kthjellët në finalizim edhe pse me pak fat Lazio mund të fitonte.


I pyetur nëse Lazio e ka hedhur pas shpatullave eliminim nga Europa League, Inzaghi theksoi se një sezon i shkëlqyer nuk mund të hidhet në koshin e plehrave për vetëm disa minuta të dobëta të një ndeshjeje të çmendur.


Lazio aktualisht pozicionohet në vendin e 4-ët, pozicion që të kualifikon në Champions League sezonin e ardhshëm teksa po rivalizon fort me Romën dhe Interin, por për Inzhagin në këtë farë, bardhekaltrit janë skuadra e padëshiruar pasi të gjithë duan që në Champions, të kualifikohen Roma dhe Interi, edhe pse trajneri i kryeqytetasve shtoi se Lazio do të luftojë fort deri në fund për të kapur Champions-in.


16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)