Të tjera rreth shkrimit VIDEO

Militantët në Irak kanë marrë peng stafin dhe studentët e një kampusi universitar në qytetin perëndimor irakian, Ramadi. Policia ka njoftuar se në këtë sulm ndaj universitetit, militantët e “Shtetit Islamik të Irakut” dhe Levantit, grupe në lidhje me Al Kaedën janë infiltruar në universitet nga zona e afërt e Al Tashas, kanë vrarë rojet dhe e kanë shkatërruar urën që të çon te porta kryesore. Forcat e sigurisë e kanë rrethuar kampusin universitar.

Militantët kanë kontroll disa zona të krahinës së Anbarit, duke përfshirë qytetin e Falluxhas dhe disa zona të Ramadit, prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Personeli i univeristetit dhe studentët thuhet se mbahen ne një konvikt. Ndërkohë, Kryeministri irakian Nuri al-Maliki fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura muajin e kaluar, por nuk mundi të siguronte shumicën e votave. 

Ai dëshiron një mandate të tretë, por partitë e tjera kanë ngritur zërin kundër tij, duke fajësuar per dhunen sektare, nga e cila kanë humbur jetën me shume se 3,500 persona.
 
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/shqiptarja.com)