Dy shtetasit amerikanë, të dënuar nga drejtësia iraniane me tetë vjet burg për shkak të, siç thuhet, spiunimit, janë liruar me kusht. Gjykata e Apelit mësohet se ka vendosur të lirojë Shejn Bauerin dhe Xhosh Fatalin pas pagesës prej 500 mijë dollarësh për secilin.


Dy amerikanët pritet të dorëzohen tek ambasada zviceriane, e cila përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara në Iran.