SHBA-të kanë kundërshtuar thirrjet e nivelit të lartë nga Bashkimi Evropian për të bërë përjashtime ndaj kompanive europiane nga sanksionet e saj kundër Iranit. Në një letër drejtuar kombeve evropiane, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA refuzojnë apelin për shkak se duan të ushtrojnë presion maksimal ndaj Iranit.


Pompeo thotë se përjashtimet do të bëheshin vetëm nëse garantohej siguria kombëtare e SHBA. BE frikohet se miliardë dollarë tregti mund të rrezikohen si rezultat i sanksioneve të reja të Uashingtonit.


“Ne do të përpiqemi të suhtrojmë presion të paprecedentë financiar ndaj regjimit iranian”, thuhej në letrën, e cila gjithashtu u nënshkrua nga Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, sipas lajmeve të NBC.


Në letër shtohej se SHBA-të “nuk janë në gjendje të bëjnë përjashtime për këtë politikë përveçse në rrethana shumë të veçanta”.


Sanksionet strikte ndaj Iranit u imponuan në maj pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare e 2015 për programin bërthamor. Tërheqja e SHBA-ve nënkuptonte sanksionet që ishin në fuqi para se marrëveshja të ri-vendosej.


Kundërshtimi i SHBA-ve ndaj marrëveshjes është në kundërshtim me atë të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, të cilat kanë premtuar angazhimin e tyre ndaj saj. Disa nga firmat më të mëdha të Evropës nxituan të bënin biznes me Iranin pasi marrëveshja bërthamore hyri në fuqi tre vjet më parë.


Në vitin 2017, eksportet e BE-së në Iran (mallra dhe shërbime) arritën në 10.8 miliardë euro (9.5 miliardë dollarë) dhe importet nga Irani në bllok ishin 10.1 miliardë euro. Vlera e importeve ishte gati dyfishi i shifrës në 2016. Tani, bizneset evropiane janë të shqetësuara se lidhjet e tyre me SHBA mund të dëmtohen nëse vazhdojnë të bëjnë marrëveshje iraniane.


Por në fillim të këtij viti, BE filloi të ringjallte legjislacionin që tha se do t’u lejonte kompanive të saj të vazhdonin të bënin biznes me Iranin.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)