Qeveria e Irlandës ka kërkuar falje për shkak se ka dështuar në mbrojtje të fëmijëve nga abuzimet seksuale të disa priftërinjve katolikë, dhe u zotua se "kjo nuk do të ndodhë kurrë më ".

Në deklaratë, qeveria ka deklaruar se raporti i ri për abuzimet gjatë disa dekadave, flet qartë se "perverzioni sistematik dhe i paramenduar i besimit është kryer ndaj fëmijëve të pafajshëm".

Deklarata e sotme u bë në bazë të zbulimeve që u gjetën në një studim tre vjeçar.